Sipas Sky Sports, një peticion online që kërkon nga Real Madridi shitjen e Kylian Mbappé në fund të sezonit ka tejkaluar tashmë shifrën rekord prej 30 milionë nënshkrimesh.
Ky numër është aq i madh sa do të përfaqësonte peticionin më të madh në historinë e dokumentuar, nëse të gjithë nënshkruesit janë realë. Për ta vënë në kontekst, e gjithë popullsia e Spanjës është afërsisht 50 milionë banorë.
Shkëndija që ndrezi “zjarrin”
Shkaku i menjëhershëm i këtij revolte ishte një imazh që qarkulloi në media. Ndërsa po rikuperohej nga një dëmtim në kofshë, Mbappé fluturoi drejt Sardenjës me një avion privat për një pushim romantik me të dashurën e tij, aktoren Ester Expósito. Ai u kthye në Madrid të dielën mbrëma, vetëm pak minuta përpara se Real Madridi të niste ndeshjen në transfertë kundër Espanyolit.
Ndonëse përfaqësuesit e tij konfirmuan se udhëtimi kishte miratimin e plotë të klubit dhe se ai po ndiqte programin e rehabilitimit mjekësor, perceptimi i publikut shpesh nuk do t’ia dijë për faktet.
Ironia e fatit: Suksesi i PSG-së pa Mbappé
Real Madridi po shkon drejt sezonit të dytë radhazi pa trofe që nga mbërritja e Mbappé si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain. Ironia në këtë mes është e pashmangshme: PSG fitoi Champions League në sezonin e parë pas largimit të Mbappé. Parisienët janë sërish në finale këtë muaj. Trajneri i tij i dikurshëm, Luis Enrique, ka ndërtuar një ekip që funksionon pikërisht sepse çdo lojtar punon fort edhe pa topin në këmbë.
Problemet në fushë dhe jashtë saj
Mbappé akuzohet se nuk angazhohet mjaftueshëm kur skuadra nuk ka zotërimin e topit. Për më tepër, ai është përfshirë në një incident, duke shkaktuar një sherr me një anëtar të stafit të Alvaro Arbeloas. Tani për tani, pyetja më imediate është nëse ai do të luajë në “El Clasico” të kësaj të diele. Ai do të dëshirojë t’u përgjigjet akuzave në fushën e lojës, por mbetet për t’u parë nëse do ta ketë këtë shans në “Camp Nou”.
Komente




