Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
Logoja e Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) në selinë e saj në Shtutgart
Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën u vunë në gatishmëri të shtuar, pasi informacionet e reja të inteligjencës paralajmëruan për një sulm të mundshëm terrorist.
Një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi për Zërin e Amerikës se objektet ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM) u ngritën në shkallën “Charlie” të mbrojtjes, që do të thotë se një sulm është i mundur.
Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacioneve të inteligjencës, por zyrtarë që merren me antiterrorizmin nga shumë vende paralajmëruan për kërcënime në rritje, përfshirë edhe ato që lidhen me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris.
Në njoftimin e EUCOM-it thuhet se masat e shtuara të sigurisë, janë rezultat i një kombinimi faktorësh.
“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me ndonjë kërcënim specifik, por me disa faktorë të kombinuar, siç janë ngjarjet e mëdha - përfshirë këtu Kampionatin Evropian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike - dhe sulmet e mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshme joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.
EUCOM-i e këshilloi personelin në Evropë që “të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitete të dyshimta, t’i ndjekë këshillat për udhëtim që i jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”.
Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se ushtria “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të jenë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës, ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale”./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2034
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e presidentit
2 Korrik, 20:00
-
SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa
2 Korrik, 19:12
-
Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah
2 Korrik, 09:16
-
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje
1 Korrik, 22:39
-
Vjosa Osmani: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së
1 Korrik, 21:00
-
Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
1 Korrik, 17:45
-
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim
1 Korrik, 17:15
-
Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
30 Qershor, 22:29
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
-
Forcohet presioni mbi Rusinë, BE vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
30 Qershor, 07:33
-
SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
29 Qershor, 21:44