Baze: A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?

Baze: A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?

Ilir Meta

Presidenti duket se po shmang ceremoninë e betimit të prokurorëve të zgjedhur si anëtarë të SPAK, njësisë anti-korrupsion që përbën dhe pritshmërinë më të lartë të institucioneve të dala nga Reforma në Drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar anëtarët e SPAK, dhe ja ka çuar listën për betim Presidentit, por ndryshe nga rastet e tjera, Presidenti po e injoron procedurën, duke shfrytëzuar faktin se në këtë rast nuk ka mekanizëm zhbllokues, pasi nuk mund të ketë mekanizëm zhbllokues për ceremoninë e betimit.

Nga ana tjetër ngritja e SPAK dhe përmbushja e tij me katër zëvendësprokurorë specialë, që ndërkohë duhet edhe ata të jenë të betuar, është kusht themelor për zgjedhjen e Prokurorit Special, që po ashtu është mekanizmi kryesor në betejën kundër pandëshkueshmërisë në vend.

Ndërkohë që për Prokurorin e Përgjithshëm, procedura eci normalisht, po ashtu dhe për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duket se Presidenti ka vendosur të bëjë betejë për SPAK-un, për shkak të pritshmërisë së lartë që ka ai institucion në lidhje me betejën që duhet të bëjë me politikën, dhe vetë frikërat e Ilir Metës nga ky institucion.

SPAK është institucioni i dytë që Ilir Meta po bllokon pas Gjykatës Kushtetuese. Problemi që krijoi me Gjykatën Kushtetuese duke dubluar emërimin e Arta Vorpsit me Marsida Xhaferllarin, pritet të zgjidhet nga Komisioni i Venecias, sipas rekomandimeve të BE dhe SHBA.

Ndërkohë çështja e SPAK, duket se do ta përsërisë këtë precedent. Ashtu si Ilir Meta nuk thirri Arta Vorpsin për betim dhe ajo u detyrua të bëjë si akt formal pranimin e detyrës para një noteri, betimi i prokurorëve të zgjedhur të SPAK, rrezikon të përsërisë këtë precedent, nëse Ilir Meta përdor kompetencën e tij për të mos i thirrur kurrë për betim.

Gjykata Kushtetuese dhe SPAK janë shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi, pasi e para zgjidh disa çështje të mbetura pezull, nga kriza politike dhe Reforma në Drejtësi, ndërsa SPAK-u i jep shans prekjes me dorë të rezultateve të para të reformës.

Iluzioni se Ilir Meta mund t’i lejojë këto dy institucione të ngrihen, mund të na lërë të presim gjatë.

Hezitimi që po dëshmon me mos thirrjen nën betim të antarëve të SPAK është shenja e parë. Dhe të thuash që nuk ka kohë, është pak si tallje, pasi ka kohë të dekorojë qenin e Kosovës dhe nuk ka kohë të dekretojë anëtarët e SPAK.

Ndaj është mirë të mendohet qysh tani nëse bëhen ndryshime ligjore në këtë pikën e betimit, ose çuarjen po ashtu të këtij ngërçi në Komisionin e Venecias. Loja e tij me ceremonnë formale të betimit, tregon qartë se i vetmi betim i Ilir Metës, duket se është mos ngritja e SPAK-ut dhe Gjykatës Kushtetuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 07/12/2019 03:09

    I dha perendia ca mend nje koke-koqe te te mos vriste vehten si Alente i Kilit Tani iu rikthye Dashuria dhe Qetesia ne Kushtetute .Se fundi e meriton te thirret Mic Sokoli or Avni Rustemi or te dyja bashke . Tubimit let ti kthehet atyre Debilave qe i Ropi i mori tere Floririn qe la Enveri dhe ne mbrojtje do te mbroje vehten se ja dhuroi ish Kumandari E me te drejte se nik ishin nga kjo menxyre demokraci por nga Nena e pa lekundur Komunistja Parti Ky Bolle Hini me breke si Play Boy duhet te cohen ne HAREM ME BABA ALIUN TA ZDEPI NE PRAPANICE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024