Baze: Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij!

Baze: Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha u shfaqën sot para të rinjve të Partisë Demokratike, me dy objektiva të ndryshme ndaj qeverisë Rama.

I pari Sali Berisha, përpiqej të dukej dhe më i axhituar se sa është, me idenë që Edi Rama duhet përmbysur siç përmbysi tërmeti pallatet.

Për gati 20 minuta, ai kërkoi që të rinjtë të bëhen promotorë të përmbysjes së Ramës, të ngritjes së popullit në revolucion, duke evokuar gjuhën e “revolucionit të pranverës”, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dmth sikur të mos kishte dështuar.

Lulzim Basha premtoi se do ta rrëzojë Edi Ramën, përmes alternativës ekonomike dhe përmes ballafaqimit me të, duke dëshmuar se ai po qeveris duke vjedhur, duke censuruar shtypin dhe duke zbukuruar realitetin.

Diferenca mes Bashës dhe Berishës nuk është se ka ndonjë rëndësi, përderisa në fakt nuk bëhet, as ajo që thotë Berisha, as ajo që thotë Basha.

Por pavarësisht kësaj, duket se qëndrimet e tyre publike janë shumë të ndryshme qysh pas 26 nëntorit, kur Berisha po përpiqej ta nxinte dhe më shumë ndjenjën e pasigurisë tek shqiptarët dhe ta bënte më zi se tërmeti, të ardhmen e tyre, ndërsa Basha e mori qetë dhe u soll si lider normal në një fatkeqësi natyrore.

Të dy qëndrimet u bënë publike në të njëjtën sallë, para të rinjve të PD, të cilët besoj që duhet të jenë shumë të çoroditur pas takimit, nëse duhet të bëhen gati për revolucion, si në pranverë, apo të bëhen gati për një taktikë si ajo e Lulzim Bashës, që është taktikë normale opozitare.

Makthi i Berishës për revolucion, duket se se është më shumë një përpjekje për të mos lënë PD-në të konsolidojë vijën e butë të Bashës dhe opozitën që pret ditën e zgjedhjeve normale. Berisha ngjan i frustruar nga ideja se tërmeti mund të forcojë Edi Ramën dhe akoma më keq, mund t’i japë kohë dhe mundësi për t’u ricikluar në pushtet, dhe kërkon me çdo kusht ta përdorë tërmetin dhe si një “tërmet politik”.

Unë nuk e di se çfarë u ka pëlqyer më shumë të rinjve të PD në atë sallë, por është e sigurtë, se ata janë ndarë mes Berishës e Bashës.

Berisha po e ndan PD duke e detyruar të mendojë si ai, dhe jo si Basha. Dhe nëse vazhdon kështu, do jetë e afërt dita që do t’u thotë “ose me mua, ose me Bashën”. Dhe ky mund të jetë një “tërmet politik”, por për PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/12/2019 22:53

    Berishe bajge hitler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale