Baze: Plani i rindërtimit dhe rreziqet e kompensimit

Baze: Plani i rindërtimit dhe rreziqet e kompensimit

Qeveria ende nuk ka mbërritur tek një projekt final i rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, ndërsa po vazhdon procesi i verifikimit të dëmeve dhe çertifikimit të ndërtesave të dëmtuara.

Në përfundim të këtij procesi, qeveria ka nevojë të bëjë publik një plan të qartë, maksimalisht të thjeshtë, në formulën e kompensimit dhe sa më pak të varur nga administrata e qeverisë, e cila mund të kthehet në një torturë të re për qytetarët dhe një mundësi më shumë korrupsioni.

Në lojë duket se janë të gjitha variantet, blerja e stokut të apartamenteve që ekziston, ndërtimi i blloqeve të reja, kreditimit i qytetarëve për të gjetur vetë banesën e tyre etj.

Në gjithë këto alternativa, ekziston rreziku që qeveria të zhytet në spiralen e një burokracie që mund të komplikojë procesin e kompensimit dhe të zhysë njerëzit në dëshpërim.

Edhe pse është e vështirë t’i japësh qeverisë një recetë se cila rrugë duhet të mbizotërojë në planin e qeverisë, është e rëndësishme, që së paku të përcaktohen dy parametra kryesorë. Sipërfaqja për frymë që do të kompensojë qeveria dhe censusi real i gjendjes së të pastrehëve të mbetur nga tërmeti.

Nëse qeveria bie dakord për një sipërfaqe për frymë që duhet të kompensojë, pasi të bëjë censusin e qytetarëve të mbetur pa strehë, thjeshtohet shumë formula e kompensimit.

Pas kësaj, rruga më e mirë është financimi që qeveria duhet të japë për këtë sipërfaqe për frymë, me një kosto që shkon tek kostua reale e ndërtimeve në ato zona.

Kreditimi duhet të bëhet përmes kredive, ku qeveria të marrë përsipër interesat e kredisë dhe ndoshta një masë të kredisë në formë granti.

Kjo krijon mundësi që qeveria t’i shpëtojë grackës së Komitetit të dikurshëm ekzekutiv, apo sindromës së të ndërtuarit të “Qytetit Stalin”, duke ndarë apartamente, por ofron kredi dhe një stok banesash ekzistuese, apo të ndërtuara, dhe njerëzit zgjedhin vetë.

Kush është në gjendje më të mirë ekonomike i përdor këto para për të blerë dhe një banesë më të mirë.

Kjo do ta shpëtonte nga shumë burokraci të tepërta, nga shumë manipulime që mund të bëhen në emër të fatkeqësisë, dhe nga përfshirja e administratës së saj në këtë proces.

Kontigjenti i dytë i të dëmtuarve, ai që do rijetojë në ato godina, por kërkon riparim, mund të kompensohet duke ja rindërtuar qeveria.

Rreziku që mund të dështojë planin e rindërtimit, është përfshirja e qeverisë dhe administratës së saj në procese konkrete të ndarjes së banesave, zgjedhjes së tyre, dhe kritereve të kompensimit.

Kjo mund ta rrisë shumë shkallën e vështirësisë që procesi të mbarojë shpejt, dhe akoma më shumë, mund ta zhysë procesin në korrupsion dhe vonesa administrative, që në Shqipëri janë të zakonshme.

Vetëm duke ju drejtuar lirisë së tregut dhe një koeficenti të qartë kompensimi në metra katrorë dhe në lekë, qeveria mund të bëhet shpëtimtare për banorët, pa u bërë njëkohësisht dhe një institucion i sulmuar dhe i përfolur, ndoshta dhe pa të drejtë në këtë proces.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arturi: 06/12/2019 18:02

    BLERJA E STOKUT TE NDERTESAVE ESHTE OPSIONI ME I MIRE,,,SEPSE EDHE I FUT NJEREZIT NE SHTEPI TE VAZHDOJNE JETEN E TYRE,,,POR DHE NUK NDERTON PERSERI DUKE ZENE HAPSIRA TOKE,,,NE DUHET TE NXJERRIM LIGJ QE TE MOS JEPEN LEJE NDERTIMI PER TE PAKTEN 5 VJET,,,DHE ESHTE E DOMOSDOSHME HARTIMI I PLANEVE URBANISTIKE PER CDO QYTET TE MADH ,,,NDRYSHE DO SHKATARROJME QYTETET DHE PER KETE JANE FAJTOR QEVERIA DHE BASHKITE ,,,,,MOS LUANI ME PARATE E NJEREZVE,,,,TIA SHTOJME LEKET NJEREZVE JO TIA HUMBIM NE PIRAMIDA NDERTIMORE,,,POR DHE POPULLI TE HAPE SYTE ,,PARA SE TE BLEJE SHTEPI TE SHIKOJE STRUKTUREN E NDERTIMIT,,FORTESINE,LARTESINE JO ME SHUME SE 7 KATE,,ZONEN SIZMIKE,,JO NE PLAZH E NE KENETE,,POR JO SHUME NE DURRES SEPSE ESHTE ZONE E RREZIKSHME,,LARGESINE NGA PALLATI TJETER JO ME PAK SE 20 M,,PARKIMET,,LULISHTE,,,SHIKOHEN TE GJITHA PARA SE TE BLESH SHTEPI ….TERMETI NUK TE FAL...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare