Baze: Referendum për të gjykuar bojkotin

Baze: Referendum për të gjykuar bojkotin

Nesër është dita më paradoksale e historisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Për shkak të një strategjie të qartë të partive të opozitës, për të prodhuar destabilizim politik dhe për të mposhtuar kryeministrin Edi Rama me mjete jo politike, ato vendosën të përdorin bojkotin si armën më të fortë ekstreme të tyre.

Shumë vetë besonin se ata do të tërhiqeshin dhe e kishin thjesht shantazh. Por në fakt, ja dolën ta çojnë deri në fund.

Sot duhet të ishte një ditë e lumtur për gjithë kolegët e mi që mbështetën dhe frymëzuan bojkotin, për gjithë opozitarët që ju përkushtuan bojkotit, si rruga e vetme për të mposhtur qeverinë, dhe natyrisht, një sukses politik për Sali Berishën, Ilir Metën dhe pasuesit respektive, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Çuditërisht, në vend që sot ata të bërtasin “fitore”, pasi ja kanë arritur të prekin cilësinë kryesore të zgjedhjeve, që ka të bëjë me konkurrencën, ata po përpiqen të tregojnë me gisht se këto nuk janë zgjedhje, po votime, dhe këtë “sukses” ja delegojnë qeverisë.

Atë që nuk e ka bërë asnjë parti në Shqipëri në 30 vjet, atë që PD nuk e bëri në vitin 1997, ku nga Shkumbini  e poshtë, e prisnin me kallashnikovë në dorë, atë që PS nuk e bëri më në vitin 2011, që pasi ja vranë katër vetë në Bulevard, dhe pasi ja vodhi Basha mandatin e Tiranës me zë dhe figurë Ramës, para miliona shqiptarëve, përsëri vazhdoi rrugën institucionale, e bëri në vitin 2019, Sali Berisha me Ilir Metën.

Ata e nxorrën opozitën nga zgjedhjet, duke u premtuar shqiptarëve se 30 qershori do të jetë thjesht ditë votimesh.

Tani së paku, ose të gëzohen për këtë që bënë, ose të na kursejnë lotët dhe moralin për integritetin e votës së 30 qershorit.

Nuk di që ka ndonjë shqiptar që është i lumtur për atë që ndodh sot në KZAZ-të e Shqipërisë, nuk di nëse ka ndonjë qytetar të këtij vendi, që ndjehet i lumtur pse opozita bëri këtë akt vetëvrasës, por nuk di të ketë ndonjë opozitë në botë, që fitoren e saj të menduar gjatë, bojkotin e zgjedhjeve, tani e paraqet si vepër të qeverisë.

E gjithë kjo, se nuk pranon dot që qeveria i ka rezistuar shantazhit të saj, dhe se SHBA dhe Bashkimi Europian, kanë kuptuar se vendimi i opozitës nuk bazohej në ndonjë shkak real, por në një makth të udhëheqësve të saj për pushtet në tavolinë dhe  pazar për reformën në drejtësi.

Ky është i vetmi rast në botë ndoshta, ku shumica në pushtet dhe vendet perëndimore, zgjedhin të shkojnë në zgjedhje pa konkurrentë, për të eleminuar një minë me sahat që do të komandohej nga çdo dorë e papërgjegjshme, sa herë do t’i tekej të hidhte në erë Shqipërinë.

Ky projek i hartuar në zyrën e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nuk po ndëshkohet thjesht si taktikë elektorale, por si skenar kriminal kundër Shqipërisë.

Ndaj tani bojkoti ka ngelur si kopil në derë dhe opozita sillet sikur atë e ka pjellë qeveria dhe Perëndimi, në pragun e shtëpive tona.

Të gjithë ata që kanë mbështetur bojkotin, të gjithë politikanët e opozitës që u përfshinë në këtë aventurë, gjithë propagandistët dhe gazetarët, një për një me emra, sot kanë vetëm një mënyrë per t’u krenuar, dhe ky është t’i dalin zot bojkotit që arritën me këtë çmim kaq të rëndë. Nëse u vjen turp për çfarë kanë bërë, dhe janë penduar, së paku mund të heshtin.

Tani lerini shqiptarët t’iu gjykojnë se çfarë jeni. Vota e 30 qershorit nuk vlen për të zgjedhur bashkiakët. Ata janë zgjedhur. Është referendum për të gjykuar bojkotin që ëndërruat.

Ju nuk mund të jeni edhe heronjtë e bojkotit, edhe viktimat e tij. Zgjidhni çfarë jeni!

Ju nuk mund të jenë edhe të fituarit e bojkotit, dhe të humburit e tij. Zgjidhni çfarë jeni!

Ju nuk mund të jeni dhe frymëzuesit e bojkotit, dhe kundërshtarët e tij. Zgjidhni çfarë jeni!

Vetëm ata që nuk dinë çfarë duan, nuk zgjedhin dot në këtë rast.

Kurse ju ishit të qartë në atë që donit, por thjesht nuk e arritët dot përmes bojkotit. Arritët vetëm bojkotin.

Tani dilini zot bojkotit dhe prisni të djelën me qetësi, edhe pse pa dashuri, për të kuptuar si e gjykojnë shqiptarët fitoren tuaj. Është i vetmi kuptim që i dhatë 30 qershorit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 01/07/2019 20:59

    30 qershori ja beri m... ne koke Bashes. Berishes Monikes dhe Ilirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja