BB: Pensionet, të bëhet një
moshë për burrat e për gratë
Banka Boterore ka përpiluar për Qeverinë Shqiptare një paketë me një sërë rekomandimesh që duhet të ndërmmerren në 13 sektorë prioritarë
TIRANE- Banka Boterore ka përpiluar për Qeverinë Shqiptare një paketë me një sërë rekomandimesh që duhet të ndërmmerren në 13 sektorë prioritarë, me qëllim që ekonomia e vendit të marrë një shtytje poziteve duke zvogëluar efektet e krizës në të cilën ndodhet. Në fillim të këtij raporti thuhet se kriza globale finaciare e vitit 2008 i dha fund modelit të Shqipërisë të rritjes ekonomike të bazuar në këkrkesën e brendshme. Sipas parashikimeve të BB-së kërkesa e brendshme pritet të jetë mesatarisht 2% nga viti 2013 deri nw 2016.
Ndërkaq edhe pse në këtë raport thuhet se sektori financiar ka qenë përgjithësisht i qendrueshëm gjatë krizës, ciliësia në rënie e huave ka krijuar një ngërç në rritjen e kreditimit. Rekomadimet e BB-së për të nxitur rritjen ekonomike janë së pari një ndryshim i orientimit të ekonomisë nga kërkesa e brendshme tek eksporti dhe së dyti të konsolidojë politikën fiskale në mënyrë që të ulë borxhin publik në periudhë afatshkurtër. Ajo që në këtë raport është theksuar si një prioritet për Qeverinë Shqiptare është problemi i kredive të këqija. Për të fuqizuar e gjerë të qendrueshmërisë financiare prashtrohen këto rekomandime. Së pari ekspertët rekomandojnë kryerjen e një simulimi të gjerë krize në fillim të vitit të ardhshëm ku të përfshihen të gjitha bankat dhe institucionet e tjera, për të evidentuar problemet e mundshme të sistemit.
Po kështu rekomandohet të kërkohet ndryshimi i taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital. Ky raport i BB-së i kushton gjithashrtu një rëndësi të madhe skemave te pensionve, ndihmës ekonomike si edhe barazisë së shanceve të grupeve vulnerabël. Për sa i përket skemës së pensioneve BB-ja i kërkon Qeverisë që të lidhë më shumë kontributet me përfitimin, duke e bërë skemën më tërheqëse.
Ndër të tjera në këtë raport rekomandohet që pensionet e fshatit të zëvendësohen me pensione sociale me tavan, si edhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat. Në lidhje me skemën e mbrojtjes sociale BB-ja rekomandon reformimin urgjent, duke forcuar mbikqyrjes për ndihmës ekonomike si edhe atë që asiston personat me aftësi të kufizuara për të ulur abuzimet. Për grupet vulnerabël, në raportin e BB-së i rekomandohet Qeverisë Shqiptare që të promobojë fuqizimin ekonomik duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek gratë e vajzat, të rinjtë dhe komunitetin rom.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27