Vendet, të cilat përfshihen në këtë raoprt janë Shqipëria, Kosova, Maqedoni, Bosnje e Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia (EJL6). Drejtoresha e BB-së për Shqipërinë, Ellen Goldstein, tha në një konferencë për mediat se rritja e ekonomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë por e qendrueshme.
Sipas analizës të BB-së, rritja ekonomike parashikohet të jetë 1.3% e PPB-së për vitin 2013 dhe 2.1% e PBB-së për vitin 2014. BB-ja mund të ndihmojë qeverinë shqiptare me një hua nga 100-200 milionë USD.
Rritja
Në total rritja ekonomike e vendeve të EJL6, në total pritet të jetë 1.8% në vitin 2013. Kjo rritje e dobët, sipas raportit të BB-së, vjen si rrjedhojë e kërkesës në rënie, të pasigurisë për sa i përket eksportimeve dhe rreziqe të tjera të konsiderueshme të jashtme. Për sa i përket ekonomive të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, ato janë rishikuar në ulje.
Biznesi
Klima e të bërit biznes në vendet e EJL6 është përmirësuar kohët e fundit. Por si pas raportit të BB-së reformat duhet të vazhdojnë për të hequr pengesat rregullatore ndaj të bërit biznes. Duke u nisur nga shifra e fundit të “Indikatorëve të të Bërit Biznes”, pati një përmirësim për sa i përket lehtësimit të marrëdhënieve të sipërmarrjes në vendet e EJL6. Megjithatë, duke iu referuar raportit të BB-së, vendi ynë mbeti i vetmi vend në rajon me një pozicion në përkeqësim, edhe pse ka pasur një progress të vogël gjatë kohëve të fundit.
Rekomandime
BB-ja rekomandon vendet e EJL6, që të mbajnë nivelet e deficiteve në një nivel të moderuar. Një nga problemet e vendeve të EJL6 janë edhe kreditë e këqija (NPL). Për sa u përket NPL-ve, BB-ja nënvizon faktin se nevojiten të ndërmerren reforma të vrullshme për reduktimin e tyre.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)