Qeveria do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja. Ndërsa synohet të realizohet rritja e pagës mesatare të administratës publike nga 530 Euro në 900 Euro.
Kjo është parashikuar në strategjinë afatmesme buxhetore 2024 -2026 publikuar në Fletore Zyrtare (2 gusht 2023)
Kështu për vitin 2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave mjekët, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda dhe punonjësit e burgjeve.
Parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave
-Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto;
-6,756 punonjës të Forcave të Armatorura që përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4- 22% për vitin 2024;
-Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024;
-Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për grade me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024;
Për vitin 2024 por dhe për 2 vitet e ardhshme parashikohet që nga bxuheti I shtetit të shpenzohen 971,428,000 lekë për pagat.
Këtë vit pati dhe një rritje të pagës së arsimtarëve dhe mjekëve me 7 % por në listën e prioriteteve të ministrisë së Arsimit për 2024 nuk flitet për rritje page për arsimtarët por për mbështjetje në zhvillimin profesional të mësuesve si dhe në sigurimin e transportit të 12 mijë mësuesve që punojnë mbi 5 km nga vendbanimi.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit
26 Shtator, 17:36
-
Strategjia/ Të parët në skanerin e tatimeve për nëndeklarimin e pagave do jenë sektori i ndërtimit, turizmit, baret e restorantet dhe tregtia online
23 Shtator, 15:44
-
Mbi 25% e shqiptarëve paguhen 227 lekë për një orë punë! Pagat nëndeklarohen, eksperti: Fenomen që vetëm shtohet
14 Shtator, 18:08
-
Eurostat: Edhe pas rritjeve, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Europë, sipas fuqisë blerëse
5 Shtator, 14:40
-
Nga 70 mijë në 170 mijë lekë të reja, Drejtoria e Burgjeve 'afishon' në facebook pagat e policëve sipas gradave
13 Gusht, 15:29
-
Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal
5 Maj, 19:29
-
Brenda vitit, paga mesatare në shtet do arrijë 900 euro! Rroga e mësuesve nga 75.900 lekë do shkojë 104.800 lekë, e mjekëve të familjes do arrijë vlerën 131 mijë lekë
29 Mars, 11:03
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars, 19:58
-
Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%
19 Mars, 07:34
-
Mbi 351 mijë të punësuar në vend me pagë minimale! Rrogat e ulta apo të padeklaruara? Eksperti: Ka evazion
17 Mars, 22:09
-
Administrata publike rriti rrogën mesatare të vendit! Sektorët me paga më të larta dhe ato më të ulëta
11 Mars, 19:14
Me te haruarit ne qeverit post "diktature" jane pensionistet.Te ardhurat e tyre nuk mjaftojne as per buke thate.Ndoshta ky sistem ku kemi 33-vite i sheh pensionistet si barre.Kur nje femije s'ka respek per prindin e tij ai nukeshte femije i mbare.Ashtu dhe shteti kur nuk respekton pensionistet qe ne vite kane kontribuar per shoqerine nuk eshte shtet njerezor por kriminal.Pas pensionisteve duhen pare mesuesit,qe asnjehere nuk kane pasur te ardhurat e duhura megjthese pergatisin te arthmen e vendit.
PërgjigjuMoralishte te Paret duhet te ishin Mesuesit sps Ata edukojn breza dhe formojn krahun e punes intelekual profesional etj ,Ndoshta ka mesues Qe jane te pa Afte Apo jane punsuar pa merit Te evidentohen te Pushohen ..... .Po Ose Kategorit si Mjeket Apo policia ushtria Burgjet : ESHTE E QART LARGIMET:Ne radhet e Tyre 5000 mjek dhe infermier dhe mbi 5000 nga instiucionet e siguris keta figurojn si Ndeprerje kontrate po ka edhe te Larguar pa informuar fare....pra Sote Vendi ka munges te ketyre profesioneve....police ushtare gardian po i marin nga rruga pa pik kontrolli per te zvendesuar u bejn ca kurse formale nga Ata pak instruktore Qe Kane Ngel...Qytetaret te bejn kujdes nga keta ...jo se jane te frikshm ne pamje por mjafton punsimi para fushatave i tyre dhe kuptohet cdo gje... .MJEKET dhe INFERMIERET Nuk mund ti besh me kurse do nga 3 deri ne 7 vite Ajo Pune..pra ke munges sherbimi per te garantuar jeten nga pikpamja shendetsore ....Por sms qe japim tregut te punes marim Rastin e nje bankieri mbi 16 vite Arsim paguhet nga privati 700€ polici ushtari 9 klas shkoll 6 muaj kurs 900€ rroge Apo Barazimi me mesuesin etj ...pra shume e pa Drejt PSE ERDHI KJO GJENDJE MOS INDEKSIMI PAGES VITE PER VITE nga Qeveria kategorit me te Ardhura fikse u varferuan me shume... Tjeter mungesa e gares dhe rritjes profesionale nuk behesh me Merit po nga njohjet dhe Cuditerisht Patronazhisri eshte bere fuqi e madhe mbi Institucionet edhe Drejtusit i kan Frik se i Raportojn...kjo gjendje Nuk eshte Aspak e mire per vendin po Nqs As privari nuk e Ndjek kete trend tu rris pagat punonjesve Ata rrezikojn te ngelen pa punonjes do ishte katastrof per ekonomin me keq Akoma Nqs edhe kete Rritje do ta gerryej Inflacioni dhe kam frik se keshtu do Ndodhi dhe popullsia Qe do preket Do iki dhe Do zvendesohet me te Huaj Qe jane te fateshem te punojn ne paga minimale nga 450€ ....do ishte fatkeqsi kombetare dhe moment historik i keq zvendesimi popullitme 30% per30 vjet TURP TURP TURP per te gjith politiken
PërgjigjuO Xhoni jam dakort ne ty por mendoj se po te kishin moral ne rradhe te pare duhet te shikoni pensjonistet me 140 mije lek TURP,por mendoj qe mos u merzit aspak sepse eshte thjesht show.Sado ti rrisi rrogat ky shtet nga pas oligarket do rrisin cmimin prandaj ndryshimi nuk ka per tu kuptuar kurre
Po mesuesit qe jane per copen e bukes, apo VL se me te ardhmen e vendit merren.
PërgjigjuKeta dy shpellaret qe shkruajn kundra pensionisteve a kane prinder gjysher apo gjyshe,
Përgjigjuketa dy qe thojne jan patronazhista, se dhe ata ne fakt i bie te vdesin. por qe i duket normale 20k lek pensioni ku MIN duhet te ishte 45k-50k pensioni se me keto cmime detyrohen prinderit tane punojne dhe 70vjec ose ti mbajne femijet ndryshe VDES
Po per pensionistet apo le te vdesin..
Përgjigju70 pergjind e pensionisve jane patronazhizta pse te ritet pensioni
hallin e pensionisteve ke ti lumadh? ata rilindjen duan..aa durim te hyft .... im