Ksenya Lvovsky, shefja e zyrës së BB-së në Tiranë, renditi sot në një konferencë për shtyp tri sugjerimet, duke theksuar të tretin: “Këshilla jonë e tretë për qeverinë e re është konsolidimi fiskal dhe kryerja e pagesave të prapambetura. Është shumë e rëndësishme që të bëhen pagesat e prapambetura në sektorin privat dhe pavarësisht sesa ambicioz mund të jetë programi i qeverisë, nuk ka hapësirë fiskale për investime të reja. Pra, duhet të ketë një program të dedikuar për të rindërtuar hapësirën fiskale. Ne jemi duke përgatitur një raport që quhet Raporti i Rishikimi të Financave Publike dhe i rekomandojmë qeverisë së re të ngrejë një Këshill Fiskal dhe të fillojë marrëdhënien me FMN. Kjo do ta ndihmojë shumë Shqipërinë të marrë zhvillimin e qëndrueshëm."
TRE KESHILLAT PER QEVERINE E RE: E PARA, TE MBAJENE ADMINISTRATE, TE KUALIFIKUARIT
"Banka Botërore është e gatshme të ndihmojë në axhendën e madhe të reformave dhe ne presim me kënaqësi të punojnë sëbashku,"- tha Lvovsky në vazhdim. - "Ne kemi filluar që tani punën me mazhorancën e re për një mori bashkëpunimesh kyçe. Më lejoni të përmend tre fusha parësore, që unë i shoh si themelore për një Shqipëri evropiane.
Së pari, do jetë me rëndësi që të rritet besueshmëria në institucionet publike. Kjo përfshin ndër të tjera transparencën, pavarësinë e institucioneve; përfshin gjithashtu shtetin ligjor, respektimin e tij pa diskriminim, që ai të mos respektohet në mënyrë selektive, të padrejtë. Ka shumë mundësi që Shqipëria të ketë një administratë profesionale sepse ka pasur një personel të kualifikuar dhe mbajtja e tij do të jetë një test të ri. Pra, unë e konsideroj mbajtjen e këtyre personave si një test për qeverinë e re në integrimin e vendit në BE."
KESHILLA E DYTE: SELEKTIVITETI STRATEGJIK, TE MOS HAPET NE SHUME FUSHA NJEHERAZI
Këshilla e dytë e ekspertëve të BB-së është "zgjerimi dhe përshpejtimi i reformave strukturore. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në kushtet e krizës ekonomike në rajon dhe botë. Në disa fusha reformat kanë nevojë të zgjerohen dhe njeri prej tyre është sektori energjitik dhe sektori i pushtetit vendor. Selektiviteti strategjik është këshilla jonë për qeverinë e re; pra, të mos hapet në të gjitha fushat në të njëjtën kohë, në të gjitha drejtimet njëherazi." Këshilla e tretë dhe më thelbësorja ishte konsolidimi fiskal.
ME RËNDËSI: QEVERIA TË VENDOSË RREGULLA FISKALE
Lvovsky përsëriti disa herë apelin për qeverinë e rë për të ngritur Këshillin Fiskal. “Situata ekonomike është mjaft e vështirë për shkak të krizës botërore; ka disa vite që qeveria bën përshtatje të buxhetit afatmesëm dhe ky vit nuk ishte ndryshe nga vitet e tjera. Ka gjasa që edhe këtë vit të bëhen përshtatje. Ka rëndësi që qeveria të vendosë regulla fiskale dhe të ngrejë këshillin fiskal”- nënvizoi ajo.
SHIFRAT E PAPUNËSISË NUK JANË TË SAKTA, DO VËZHGOJMË MË SHUMË
Lidhur me shifrat e papunësisë në Shqipëri, Lvovsky tha se BB-ja do të monitorojë në të ardhmen më shumë Shqipërinë. “Shifrat e papuniësë janë të larta, por jo aq të larta sa vendet e tjera të Ballkanit. Deri tani nuk jemi përqëndruar aq shumë në Shqipëri sa në Maqedoni, por do ta bëjmë në të ardhmen. Shifrat e papunësisë nuk janë shumë të sakta”
DUHET KUFIZUAR BORXHI PUBLIK
E pyetur nga gazetarët për borxhin publik, ekspertja e BB-së tha: “Nëse do vendoset të bëhen shkurtime drastike në shpenzime, për çdo qeveri të re është e nevojshme të rritsë efektivitetin e menaxhimit të shpenzimeve publike, prandaj do të jetë shumë e rëndësishme të përqëndrohet në reforma strukturore që sigurojnë të ardhura afatmesme dhe përfitime afat mesme. Borxhi publik duhet kufizuar.”
QEVERIA ENDE NË PUSHTET, TE BEJE ATE QE DEKLAROI NE OPOZITE
Përfaqësuesja e BB në Shqipëri shprehu gadishmërinë e BB për mbështetjen e qeverisë së re. “Jemi të gatshëm t’i japim mbështetje buxhetore qeverisë së re. Që tani e dimë që qeveria e re mezi po pret të vazhdojë me reformat për të mbështetur konkurencën, zhvillimin, rritjen. Është e rëndësishme që qeveria e re të angazhohet për një program të konsolidimit fiskal që do të jetë gradual, jo i menjëherëshëm, që të mos prekë fusha të tjera. Ka ardhur koha që qeveria që është tani në pushtet të bëjë ata që kur ishte në opozitë i kërkoi të bënte qeverisë.”
BB: SISTEMI I SHPËRNDARJES SE ENERGJISE, DO ZGJIDHUR ÇËSHTJA E PRONËSISE
Lidhur me sistemin e shpërndarjes së energjisë, Lvovsky vuri theksin tek përmirësimi i këtij sistemi si dhe të zgjidhjet çështja e pronës. “BB rekomandoi që të arrihet një zgjidhje e negociuar me ÇEZ-in, sepse sektori i shpëndarjes është në meanaxhim të shtetit përkohësisht, por çështja e pronësisë nuk është zgjidhur ende. Është kyç, përmirësimi i performancës së këtij sektori,”- tha Lvovsky duke shtuar se “është qeveria që do të vendosë se kur do të jetë momenti për ta riprivatizuar”.
Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)