TIRANE- Në raportin më të fundit Banka Botërore e vlerëson në rritje ekonominë shqiptare, duke theksuar se ky zhvillim i detyrohet përmirësimit të klimës së biznesit dhe shtimit të eksporteve. Raporti, që merr në shqyrtim ekonomitë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, thekson se rritja e ekonomisë shqiptare u përshpejtua në vitin 2015 dhe pritet të vazhdojë trajektoren pozitive edhe gjatë tri viteve të ardhshme, megjithëse nën kapacitetet që ka.
Uljen e pritshmërive të rritjes ekonomike në 2.7 për qind nga 3 për qind që ishte parashikimi fillestar, BB e lidh me përmbytjet që goditën jugun e vendit duke dëmtuar produktet bujqësore, si dhe me tkurrjen e prodhimit të naftës, i shkaktuar nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. BB pret që rritja ekonomike të jetë me 3.4 për qind për 2016 dhe 3.5 në 2017-ën, megjithëse kjo rritje do të varet nga zbatimi i reformës strukturore në energji, menaxhimin financiar të shpenzimeve publike dhe pensionet.
Treguesit
Banka Botërore thekson se përmirësimi i treguesve është mbështetur kryesisht tek shpenzimet, në një çast që të ardhurat nuk arritën pritshmëritë e fillimvitit, pavarësisht masave të reja tatimore.
“Në gjysmën e parë të 2015 u bënë konsolidime modeste fiskale për shkak të të ardhurave më të pakta nga parashikimet, duke kushtëzuar kështu një realizim më të ulët të shpenzimeve – veçanërisht të atyre kapitale”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Ndërsa vlerëson nivelin e varfërisë, të matur me të ardhura prej 5 dollarësh në ditë, raporti thekson se treguesi u ul lehtë në 46.7 në vitin 2014, nga 47.5 për qind që ishte për 2012-ën. Në raport thuhet gjithashtu se ndonëse papunësia ra në 17.3 për qind në tremujorin e dytë të 2015, u vu re një rritje nga 33.5 në 34.2 për qind mes grupmoshës së re. Banka botërore përmend rënien e peshës së remitancave në Produktin e Brendshëm Bruto si pasojë e krizës ekonomike në Eurozonë. BB vlerëson si kufizues të kapaciteteve të rritjes së ekonomisë tregun e dobët të punës dhe nivelin e lartë të informalitetit në këtë sektor.
Greqia
Nga ana tjetër Banka Botërore thekson se kriza greke mund të kenë ndikime edhe më të rënda nga ajo që parashikohej për ekonominë shqiptare. “Zhvillimet në Greqi mund të kenë ndikime më të mëdha nga sa pritej mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ndaj perspektivës së uljes së varfërisë, duke patur ulje të remitancave, eksporteve dhe investimeve.
Një zgjatje e krizës greke përtej skenarit të pritshëm, mund të tronditë edhe më tej besimin e konsumatorëve e të biznesit, tregjet e punës, ndërkohë që mund të japë efekt te standardet e jetesës së popullatës. Veçanërisht, duke parë numrin e madh të emigrantëve shqiptarë si dhe të punonjësve sezonalë në Greqi, remitancat mund të ulen më tej nga niveli i sotëm, që ka shënuar rënie që prej fillimit të krizës”, thekson në raport Banka Botërore.
Kredirë e këqija, plan masash për 35 kompani të mëdha
Brenda dhjetorit, do vendoset nëse 35 kompanitë e mëdha përgjegjës për më shumë se gjysmën e kredive të këqija, do u kalojnë bankave pronat e lëna peng, do falimentojnë, apo do hyjnë në marrëveshje me huadhënësit për ristrukturimin e tyre.
Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kanë nënshkruar një plan masash për fatin e kredive të këtyre kompanive, totali i të cilave arrin në 550 milionë dollarë. 35 kompanitë në fjalë janë përgjegjëse për 52% kredive të këqija në vend dhe konsiderohen fajtore për nivelin shumë të lartë të huave me probleme.Plani i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe asistencën e Bankës Botërore, parashikon 12 masa për zgjidhjen e ngërçit.
Kolateralet
Prej kohësh për zvarritjen e ekzekutimit të këtyre kredive fajësohet sistemi gjyqësor, i cili pengon bankat të marrin pronat e lëna peng nga ana e kompanive. Sipas Bankave Gjykatat zvarrisin me vite çështjet, duke bërë të pamundur ekzekutimin e kolateraleve të huamarrësve të këqij.
Një pjesë e masave në fjalë parashikojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, deri në ndryshimin e procedurave të përmbarimit, për të bërë të mundur ekzekutimin e kolateraleve nga ana e bankave. Lehtësi në ekzekutimin e aseteve të lëna peng nga ana e bankave parashikojnë edhe ndryshimet e propozuara në ligjin për falimentin. Sipas autoriteteve, këto masa, të kërkuara prej kohësh nga sistemi bankar, do të lehtësojnë procedurat e ekzekutimit të kolateraleve duke çliruar bankat nga pesha e kredive me probleme.
Zgjidhja e çështjes së kredive me probleme është paralajmëruar prej muajsh nga Kryeministri Edi Rama, ashtu si dhe nga Guvernatori Gent Sejko. Në një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Rama fajësoi korrupsionin në Gjyqësor si shkaktarin kryesor të nivelit të lartë të kredive me probleme në vend, si dhe ngërçin e kreditimit nga i cili vuan aktualisht ekonomia shqiptare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com