BB, Shqipëria e 5-ta në Evropë ku
familjet paguajnë më shumë për shëndetin

BB, Shqipëria e 5-ta në Evropë ku<br />familjet paguajnë më shumë për shëndetin
TIRANE - Banka Botërore në një raport të fundit vëren se mbështetja e madhe tek financimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga më të pabarabartët në Europë dhe Azi.

Sipas raportit, shqiptarët shpenzojnë në total rreth 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor. Por nga këto, vetëm 40 për qind paguhen nga Qeveria, ndërsa pjesën tjetër prej 60 për qind, e paguajnë vetë qytetarët nga xhepi i tyre.

Kjo shifër e vendos Shqipërinë vendin e 5-të në Europë dhe Azinë Qëndrore ku familjet paguajnë peshën më të madhe të kurimit nga buxhetet e tyre, pas Azerbajxhanit, Taxhikistanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 17 për qind ose mbi 3 herë më e vogël. Sipas Bankës Borëtore pasojat e këtij disbalancimi janë të shumta, pasi kur qytetarët detyrohen ta mbajnë vetë barrën më të lartë të shpenzimeve për mjekim, sistemi shëndetësor bëhet i pabarabartë dhe favorizon të pasurit, ndërkohë që kufizon aksesin e të varfërve në shërbimet shëndetësore bazë Kjo, pasi ata që nuk kanë të ardhura nuk mund ta paguajnë shërbimin.

Për 17% të familjeve shqiptare shpenzimet për mjekim janë katastrofike, sepse e kalojnë 10 për qind të të ardhurave të tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime