Reforma e pensioneve në Shqipëri është ndër më të mirat në botë. Kështu u shpreh Drejtori i Operacioneve në Bankën Botërore, John Roome, të hënën gjatë një vizite që zhvilloi me Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, në ambientet e arkivës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Duke vlerësuar kontributet si faktorë të rëndësishëm për reformën e pensioneve, Roome tha se, Banka Botërore e sheh ecurinë e reformës së pensioneve në Shqipëri, si modelin që duhet të ndjekë një vend që po ecën drejt BE-së.
Ndërkohë ministri Veliaj vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore, si dhe theksoi se Shqipëria po bën detyrat e saj të shtëpisë në fushën e pensioneve, në mënyrë që secilit t’i llogariten në skemë të gjitha vitet e punës.
“I ftoj të vetëpunësuarit në fshat që t’i përgjigjen thirrjes për të paguar kamatëvonesat. Deri tani kemi pasur trefishim të pagesave. Kjo është një tendencë të cilën duhet duhet ta vazhdojmë”, tha Veliaj.
Lidhur me pagesën e kamatëvonesave ministri sqaroi se nga 1 janari 2015, qytetarët që s’kanë mundësi t’i paguajnë menjëherë sigurimet shoqërore, mund ta bëjnë këtë çdo 3 muaj.
Gjithashtu sipas tij kjo reformë e re e pensioneve do të prodhojë, për herë të parë, pensione më të larta dhe se ky do të jetë viti i parë me ulje të subvencionit nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve.
“Heqja e tavanit është një stimul për të deklaruar rrogat e plota dhe paguar sigurimet shoqërore. Ulja e subvencionit do t’i kursejë buxhetit të shtetit 30 milion dollarë, të cilat do të shkojnë për të ndërtuar shkolla, rrugë apo spitale”, tha Veliaj.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com