BB vlerëson pozitivisht projektin 65 mln $ të Govtech! Synon rritjen e cilësisë së shërbimit elektronik

Shërbimet publike të ofruara përmes GOV-TECH janë në përmirësim. Ky është vlerësimi i parë i bërë nga Banka Botërore për programin “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë përmes GOV-TECH”.

Ky projekt i mbështetur nga Banka Botërore me 65 milionë dollarë synon të ndihmojë vendin drejt ofrimit të avancuar të shërbimeve dixhitale me në qendër përdoruesin, më lehta për t’u aksesuar nga të gjithë dhe sidomos nga personat me aftësi të kufizuara.

Tre janë shtyllat kyçe ku mbështetet programi, së pari rritja e cilësisë së shërbimit elektronik dhe përvojës së përdoruesit. Së dyti përmirësimi i aftësive dixhitale dhe përfshirja dixhitale dhe së treti Forcimi i Mundësuesve Prioritarë të GOV-TECH

Implementimi i këtij programi ndikon në forcimin e qeverisjes dhe transparencës së të dhënave në platforma të sigurta për tu mbrojtur ndaj sulmeve kibernetike.

Banka Botërore thotë se që nga hyrja në fuqi e këtij projekti janë shpenzuar nga ata 2 milionë dollarë, ndërkohë që i lë detyra AKSHIT të rekrutojë staf për monitorimin, raportimin dhe zbatimin e programit dhe Ministrisë së Arsimit për të përshpejtuar zbatimin e aktiviteteve të Education SmartLabs.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër