BB5: Edgari ja arsyeja pse dola nga shtëpia

BB5: Edgari ja arsyeja pse dola nga shtëpia
Edgari Cani konkurrenti i Big Brother Albania, ka lënë të enjten për disa orë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi gruaja e tij Albana ka humbur fëmijën pas një aborti spontan. Nga bashkëjetesa mes tyre do vinte në jetë një fëmijë, sepse Albana ishte katërmuajshe shtatzënë dhe fatkeqësisht e ka humbur fëmijën e tyre. Me të marrë vesh lajmin e ndërprerjes së shtatwzanisë Edgari ka vendosur të lërë shtëpinë, ndërsa autorët e kanë lënë në dorën e tij vazhdimësinë e lojës.
E kontaktuar me telefon nga suplementi THASH&THEM, Albana tha se “aktualisht ndodhej në shtëpi në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, dhe se nuk ishte ky momenti i duhur për të biseduar, pasi kishte nevojë për disa ditë pushim”. Dhe në fakt kjo kuptohej nga zëri i saj i lodhur dhe i zbehtë që i vinte nga telefoni.
Edhe Edgari ka reflektuar momente trishtimi brenda shtëpisë së Big Brother. Ai ka folur me Françeskën dhe më pas me Gentën, lidhur me daljen e tij jashtë shtëpisë. Edgari thotë se ka qenë i shoqëruar dhe i pajisur me mikrofon gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur as kohë që të pyesë për disa gjëra që ka qenë kurioz, si përshembull për golat që mund të kishte bërë i djali i tij, futbollisti i njohur shqiptar Edgar Cani. Më pas ai ka dal në kopësht dhe aty ka filluar të bisedojë me Klaudjan, ku i ka rrëfyer kësaj të fundit arsyen e vërtet të daljes nga shtëpia.
Ai i thotë Klaudjas se gruaja e tij ka abortuar, por mundohet në të njëjtën kohë që të shikojë anën pozitive nga e gjithë kjo histori . Edgari thotë se e shoqja nuk ka rrezikuar aq shumë nga ky abort, sa të mos mund të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe se ky lajm që e gëzon. Klaudja nga ana e saj mundohet që ta qetësojë Edgarin duke i thënë se tani duhet që të marrë më shumë forcë për të ecur përpara. Edgari e ka aprovuar këtë këshillë të Klaudjas dhe është shprehur se “nëse Albana do të kishte dyshim, unë nuk do të hyja fare.
Edgari kaloi dje rreth orë jashtë shtëpisë së Big Brother, duke i qëndruar afër bashkëshortes së tij Albanës dhe u rikthye përsëri në lojë.
Siç janë rregullat e Big Brother konkurrenti ka të drejtë të rikthehet në lojë nëse nuk është larguar nga votat e publikut por për arsye të tjera. Në këtë drejtim Edgari është përsëri pretendent, për të fituar çmimin e madh prej 100 milion lekësh.
Pas daljes së Edit nga shtëpia shikuesit dhe fansat e programit kanë lënë të revolutuar komentet e tyre në faqen zyrtare të “Big Brother” në ‘Facebook’. Ata e kanë quajtur si të padrejtë këtë lëvizje dhe si mungesë korrektese karshi shikuesve.
Edgari ka jetuar në Tiranë deri në moshën 9 vjeçare, pasi në vitin 1969 detyrohet të shpërngulet familjarisht në Elbasan. Në Elbasan ai kaloi 13 vjet të jetës, periudhë që nga e cila ka mbartur shumë kujtime. Me ndryshimin e sistemeve, ai emigron në Itali ku jeton deri në vitin 2004, vit kur divorcohet nga gruaja me të cilën ka një djalë, dhe që është pikërisht futbollist i Kombëtares sonë dhe i kategorisë së parë në Poloni, Edgar Çani. Aktualisht Edgari po jetonte një bashkëjetesë të lumtur. Në të njëjtën kohë, e bija e bashkëjetueses së tij, Melisa Zaganjori ishte një prej konkurrenteve të talent show-t “The Voice of Albania” dhe ka qenë pikërisht ajo, personi që ka njoftuar produksionin për këtë ndodhi, të nënës së saj. Edgari është gjithashtu, fitues i 25 milion lekëve në quizin “Kush do të bëhet Milioner”, të Agron Llakës.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri