BB5, Ermali & Françeska:
Lidhja jonë më e bukur jashtë

BB5, Ermali & Françeska:<br />Lidhja jonë më e bukur jashtë
Çifti simpatik i Big Brother Albania 5, Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe duken shumë të lumtur tani që eksperienca e tyre në Big Brother ka mbaruar. Dy ish - finalistët e këtij reality show, thonë në një intervistë për suplementin THASH&THEM se, ndihen mirë me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë së BB. Edhe pse ishin bashkë në këtë reality, ata nuk u ndikuan nga loja e njëri-tjerit dhe luajtën individualisht. Ermali pohon se ishte një person i drejtpërdrejtë brenda shtëpisë ashtu sikurse është edhe jashtë, ndërkohë që Françeska shprehet se ka vepruar sipas rrethanave dhe situatave që ndodhën në Big Brother. Ata flasin edhe për planet e ardhshme, si dhe për planet në fushën e modelimit.

Si po shkon lidhja juaj tani që jeni jashtë?
Ermali : Një lidhje normale më e bukur se brenda shtëpisë. Me pak fjalë po e shijojmë më shumë lidhjen tonë jashtë sesa brenda. 

Françeska: Nuk ka ndryshim të madh, rrimë me njëri-tjetrin kemi kontakte me të njëjtat persona që kanë qenë edhe brenda në Big Brother, madje mund të them që është pak më bukur jashtë dhe zihemi më pak se aty brenda . (qesh) 

Si po e përjetoni famën?
Ermali : Është shumë bukur kur të ndalojnë të përshëndesin, ose më saktë nuk kam marr deri tani komentet negative por ato positive. Mbase njerëzit në fillim të japin gjithnjë opinione pozitive . Shumë i kënaqur nga të gjitha aspektet. 

Françeska: Ngela e surprizuar nga njerëzit që më takuan, më pritën shumë mirë edhe në Vlorë dhe për këtë jam e lumtur. 

Me cilin nga banorët nuk iu ngjiti fare aty brenda?
Ermali: Të gjithë janë shumë të mirë. 

Nuk dukej sikur kishit marrëdhënie të mira më të gjitha brenda shtëpisë?
Ermali : Brenda ishte tjetër gjë. Të gjithë kanë simpati për mua edhe unë për ata, (qesh). Nuk kam asnjë lloj hatër mbetje, me të gjithë shkoj shumë mirë. 

Françeska: Nuk kam as relata shumë të mira as të këqija. 

Keni patur një raport konfliktual me Liamin, pse nuk u afruat asnjëherë me të? 

Ermali : Sepse që në fillim unë dhe Liami i kishim thënë njëri-tjetrit që njëri nga ne të dy do të shkonte në finale dhe njëri nga ne të të dy duhet të fitonte, pra secili kishte ambiciet e tij. Megjithëse kemi patur konflikte përsëri bashkëpunonim me shikim edhe nën zë. Unë kam qenë gjithnjë parashikues i kësaj që do të ndodhte, duke i thënë kujdes se Arbëri do ta marr. 

Pse kishit këtë mendim?
Ermali : Sepse nga përplasja e dy të fortëve fiton gjithnjë një i tretë. 

Françeska: Realisht kam patur debate me Liamin, nuk më pëlqenin disa mendime të tijat edhe ja kam reflektuar edhe atij këtë gjë. 

Jeni takuar me Liamin pasi mbaroi BB?
Të dy: Po jemi takuar. 

Ermal, në BB ishit një njeri shumë i drejtpërdrejtë, ishte kjo një lloj strategjie apo kështu jeni edhe në jetën reale? 

Ermali: Edhe jashtë jam kështu sepse po të mos isha jashtë i tillë nuk do të isha as brenda. Në Big Brother kisha mundësi të bëja lojëra dhe strategji, për të përfituar në kurriz të të tjerëve sepse i kam aftësitë dhe mundësitë për ta bërë diçka të tillë, por nuk ma lejon ndërgjegjja që të bëja këtë veprim. Prandaj zgjodha të veproja sipas metodës dhe karakterit tim, të eci dhe të shikoj aq sa ma lejon kapaciteti im. Pavarësisht se e kam tejkluar me zënka dhe fjalë pak të rënda, por edhe këto janë pjesë e karakterit tim . Pra nuk i kam bërë tu dukur. Megjithatë do përpiqem ta rezervojë pak tonalitetin, por jashtë kjo gjë është më lehtë sepse një njeri që nuk e dua nuk i flas ndërsa atje duhet të qëndroje, në një shtëpi dhe domosdo që do të tejkalohej me tonalitet. 

Françeksa : Unë nuk kam ndjekur ndonjë strategji të caktuar. Më ngacmonin i ngacmoja, me shanin i shaja. Kam vepruar sipas rrethanave të caktuara.

Në BB keni patur një marrëdhenie të mirë me Gentën, çfarë ju pëlqeu te Genta? 

Ermali: Me Gentën kam pasur relata të mira. I kam thënë ato që s’më kanë pëlqyer, i kam thënë që të ndryshojë për mire, për veten e saj dhe të gjitha këto jo përkundrejt përfitimit që unë të përfitoja nga ajo, por për veten e saj ashtu sikurse Françeskës, Klaudjas etj. 

Si i keni patur relatat me femrat e tjera të shtëpisë?
Ermali: I kam patur të mira pavarësisht se i ngamcoja ndonjëherë, sidomos Klaudjan dhe Gerin. Sepse pas Françeskës ato ishin femrat që dinin të visheshin, që ishin të zgjuara dhe unë kam patur gjithmonë qejf ti ngacmoja. 

Po ju Françeska si i keni patur raportet me meshkujt e BB?
I kam trajtuar thjesht si konkurrent. 

Si lindi ndjenja juaj?
Ermali: Unë në fillim isha pak konfuz dhe këtë e kam pranuar gjithmonë. Nuk besoja kollaj sepse ajo vinte nga jashtë dhe e kishte ndjekur lojën time, në këtë mënyrë unë duhet të isha më fleksibël. Në fillim përpiqesha ta neglizhoja, mos ti jepja shumë rëndësi por me kalimin e kohës qëndrimi në një shtëpi bëhet më social. Në këtë mënyrë ne u afruam më shumë dhe lindi ndjenja e pëlqimit, që ndoshta mund të jetë edhe dashuri. 

Françeska: E kam thënë shpeshherë që Ermalin e njihja që jashtë, por jo personalisht . Ermali është një djalë i bukur dhe kjo duket që në pamje të parë, pastaj më vonë përveç aparencës më pëlqeu edhe tipi që ai ka, shkollimi , etj. Për mua Ermali ishte mashkulli perfekt. 

Patët ndonjë moment xhelozie brenda shtëpisë?
Françeska: Është llogjike që kur ke një të dashur, që për më tepër është simpatik ndihesh pak xheloze, por nuk kishte asgjë shqetësuese. 

Ermali : Jam bërë xheloz kur Françeska përqiqej të më bënte xheloz, në aspektin që donte të më tërhiqte vëmendjen me këtë lloj mënyre. Por nuk ia arrinte dot sepse kur ishim vetëm në darkë, i thoja që ajo që bëre ishte e kot. 

Po jashtë?
Françeska: Deri tani akoma jo (qesh). 

Ermali : Jashtë i kam thënë që do të var një gjerdan me plumba dhe granata dhe dil në rrugë (qesh). 

Shpeshherë në BB keni thënë qe ne luajmë vetëm, përse vepruat kështu?
Ermali: Këtë gjë e zgjodha unë. I kam thënë Françeskës që në fillim se duhet të ishim individual për faktin se asnjëri nga të dy, nuk duhet të ndikohej nga njëri- tjetri dhe sulmet nuk duhet ti kishim dyshe. Pavarësisht se banorët më ngacmonin mua nëpërmjet Françeskës, sepse e dinin tipin tim që unë acarohesha, dhe unë për të eleminuar pak këtë fakt i thashë Françeskës që do ishte vetëm, për të ruajtur ekuilibrat në shtëpi. 

Françeska: Isha dakort, sepse secili nga ne tregoi individualitetin e tij dhe nuk u njohëm me emrin e njëri-tjetrit. Ne nuk rrinim vetëm bashkë por edhe më personat e tjerë, kështu që kjo mënyrë ishte shumë e mirë. 

Si po vazhdojnë studimet tuaja?
Ermali: 3 muaj qëndrimi në shtëpi më kanë bërë që të jem mbrapa me studimet, kam për të dhëne 5 provime në sezon, që janë për një afat shumë të shkurtër dhe nuk e di si do t’ia bëj. Nuk më lë as Françeska të studioj. (qesh) 

Françeska: Mua shkollën nuk ma dhanë, kështu që këtë vit do ta bëj pushim. U mërzita sepse të gjithë moshatarët e mi, do të japin provime ndërsa unë do rri. 

Po përsa i përket fushës së modelimit, do ta vazhdoni?
Françeska: Unë kam sfilatën e parë në datë 5 qershor, por nuk jam njoftuar akoma. Dua ta vazhdoj edhe pse pagesat nuk janë shumë të mira. Vërtet e kam hobi modelimin, por në të njëjtën kohë e bëj edhe për të mira materiale. 

Ermali : Unë nuk do ta vazhdoj. Edhe kur u zgjodha Mister vajta për të tjera objektiva , jo për tu bërë model. Kur mora pjesë në “Mister Albania” shkova me objektiva të qarta që dua ta fitoja një bursë, etj. Në planet e mia është politika dhe televizioni. Janë dy gjëra që mua më pëlqejnë , sepse jam edhe nënkryetar tek një forum që quhet “Kuvendi civil”, objektivi i të cilit është ndryshimi i politikës në Shqipëri. 

Thatë që kishit objektiva të qarta kur konkurruat për “Mister Albania”, po në BB i kishit kaq të qarta objektivat apo loja i’u doli jashtë kontrollit?
Ermali : I kisha të qarta edhe në BB, por kur pashë disa gjëra, një lloj ndryshimi të lojës jo për faj të banorëve, e kuptova që ishte e kot të lodhesha. Po ta keni vëne re dy javët e fundit kam qenë neglizhent, sepse e kuptova që loja do të shkonte drejt diçkaje që dihej. 

Mund të jetë largësia një problem për ju?
Ermali : Vlora nuk është shumë larg pushimet vijnë së shpejti dhe ato do ti kalojmë në Vlorë apo jo e dashur?! Por pushimet do ti bëjmë gjithmonë nëse marrim lekët nga BB (qesh). 

Françeska : Pushimet do ti kalojmë në Vlorë dhe në Korfuz me Erionin. 

Jeni takuar me prindërit e njëri-tjetrit?
Ermali: Po jemi takuar. Megjithatë kjo është një lidhje normale dhe prindërit nuk kanë të bëjnë fare me këtë histori.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull