BB5-Genta indinjohet nga reagimi i Metit

BB5-Genta indinjohet nga reagimi i Metit
Teksa Meti qëndron në pishinë, Genta kalon pranë tij e ai e lag me disa pika ujë nga pishina. Gentës nuk i pëlqen ky gjest, dhe kthehet e qëllon Metin. Ky i fundit nervozohet, dhe del nga pishina duke e ndjekur nga pas. Ai i thotë se bëri shumë gabim më atë gjest, por Genta thotë se ai e nisi këtë lojë jo të këndshme. Meti kthehet në pishinë tek djemtë e komenton Gentën, duke thënë se është askushi për t'a bërë atë veprim karshi tij. Graciano shkon tek Genta dhe i thotë të jetë më e kujdesshme dhe më e ndalur me veprimet që bën. Nga ana tjetër, Genta ndihet keq e përlotet. Ermira shkon pranë saj dhe mundohet t'a qetësojë. Genta shkon pranë Graciano e Anilës e shprehet se është ndjerë shumë keq nga reagimi i Metit ndaj saj e shprehet se nuk ia uron asnjë femre t'a ketë atë ndjesi. Ermira më pas, komenton me Klaudjën e Vlashin se Genta nuk ka qarë nga Meti, por nga sjellja e Gracianos karshi saj. Vlashi shprehet se Genta nuk i pranon shakatë e banorëve, ndërsa ata duhet t'i pranojnë shakatë e saj.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra