BB5, Juna: Vajzat "djemtë"
më të bukur në shtëpi

BB5, Juna: Vajzat më të bukur në shtëpi">
Ish-konkurrentja e Big Brother Albania, Juna Vata, vlerëson se banori më interesant në BB5 është Liami. 2 javë përpara finales së madhe, Juna shprehet se Armando Osmani, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, është një nga banorët që meriton të jetë fitues i këtij realtity show. Duke u ndalur tek konkurrentët që kanë arritur deri në gjysëmfinale, ajo thotë se disa kanë bërë lojë, dhe disa janë rastësisht aty. Ndërsa lidhur me eksperiencën e saj në BB, Vata shprehet se ishte një eksperiencë e veçantë që ndodh njëherë në jetë. Përpara se të bëhej pjesë e BB, Juna ishte e njohur për publikun edhe me këngën e saj, "Larg" me të cilën u prezantua në Top Fest 3.

Juna jemi në fazën gjysëmfinale të BB5, si ish-banore e këtij reality show, si i'u është dukur ky edicion i pestë?

Ajo që kam parë nga ky BB kanë qenë vetëm spektakli i së shtunës. Duke qenë se nuk e kam ndjekur shumë s'mund të jap një mendim të saktë, por aq sa kam parë thjesht kam kuptuar që përveç lojës që bëhet nga jashtë edhe ata brenda "i'a kanë marr dorën", (qesh).

Cili nga banorët ju duket më interesanti?

Më interesanti nga banorët më duket Liami.

Ç'mendim keni për banorë që kanë arritur deri këtu?

Përsa i përket atyre që kanë arritur deri në gjysëmfinale, mendojë se disa kanë bërë lojë, disa i ka dashur "publiku", ndërsa disa të tjerëve ju ka renë telebingo. (qesh)

Si ju janë dukur djemtë e shtëpisë, pasi është cilësuar si një nga edicionet me meshkujt më të bukur?

Me meshkuj të bukur nga photoshopi po ka mundësi.

Po vajzat e shtëpisë?

Vajzat në fakt kanë qenë djemtë më të bukur këtë vit... (qesh) normal përveç ca kokrrave.


Kush mendoni se fitojë në këtë reality show, këtë vit ?

Kush mendoj?...Për të pasur dëshirë, dua ta fitoj Liami, por se kam një mendim që do ta fitoj Arbëri.

Juna ju keni qenë nder konkurrentet e parë, që keni marr pjese ne këtë realit show, si e kujtoni si eksperience?

E kujtoj si diçka shumë të veçantë, pasi është një eksperience që provohet vetëm një herë në jetë. Për këtë arsye më ka lenë një shije të mirë edhe pasi dola por edhe në vazhdim.

Ju bëri më të njohur?

Sigurisht që po.

Po me banorët e tjerë të BB1, ruani ende kontakte?

Mbaj kontakte dhe ruaj relata shumë të mira me disa prej banorëve, kryesisht me ata që kam ndenjtur më shumë brenda BB. Disa prej tyre përbëjnë dhe shoqërinë time të ngushtë (qesh).

Çfarë kujtoni nga ky reality show?

Vetëm gjëra të bukura.

Ju kanë përndjekur thashethemet, edhe pas mbarimit të tij?

Eh, dihet puna thashethemeve , duke qenë se dhe vendi ku jetojmë është një "katalizator" shumë i mire thashethemesh. Por tipi që kam më ka ndihmuar, që ti "injorojë" në një farë mënyre ato.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht po pres të mbaroj shkollën dhe në të njëjtën kohë sapo përfundova edhe sezonin e punës në karaoke.

Po punoni për ndonjë projekt muzikor?

Po dhe do ta kemi shumë shpejt.

Kemi të reja nga jeta juaj private?

Jeta private le të themi që është Ok (qesh).

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën