BB6- Anaidi dhe Joana,
xhelozi për njëri-tjetrin

BB6- Anaidi dhe Joana, <br />xhelozi për njëri-tjetrin
Dy nga banorët e shtëpisë së “Big Borther 6”, të cilët kanë krijuar një marëdhënie të veçantë janë Anaidi dhe Joana.

Por jo në çdo moment gjërat shkojnë siç duhet mes tyre, sidomos kur bëhet fjalë për xhelozinë.

I tillë ka qenë dhe rasti i mbrëmshëm.

Anaidi ka shkuar dhe është shtrirë në krevat pranë Joanës, por i ka mbajtur qëndrim disa minuta pa i folur. Ka qenë Joana që ka nisur bisedën me ngacmime, ndërkohë që dhe Anaidi i është kundërpërgjigjur.

Në bisedë e sipër Joana i thotë se ajo ka biseduar me Ilirnë, në lidhje me atë që Elena ka thënë për vetë Joanën.

"Ti i bën gjërat më keq se Elena dhe je më keq se ajo”, është shprehur Anaidi.

“Të kam parë se si je shtrirë me Elenën”, i thotë Joana, ndërsa Anaidi i kujton afrimitetin me Edberin dhe Viganin gjatë kohës që ajo ka dhe Anaidi nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë.

Më tej ata i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit ndërkohë që vazhdonin të shkëmbenin ngacmime.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn