Pas mbrëmjes së spektaklit duket se banorët e Big Brother nuk e kanë patur të lehtë të zgjohen ndonëse muzika brenda në shtëpi ishte bërë mjaft e lartë. Megjithatë banorët e parë që mundën të zgjohen kanë qenë Xhimi dhe Olta.

Pas tyre janë zgjuar njëri pas tjetrit edhe konkurrentët e tjerë, të cilët kanë nisur të pijnë kafen. Por qetësia në shtëpi nuk ka zgjatur shumë, pasi kanë qenë pikërisht Marselini dhe Joana që kanë nisur debatin mes tyre.

anaidi joana

(Në foto Anaidi dhe Joana duke diskutuar për banorët e tjerë të Big Brother 6)

Pas grindjes Joana afrohet me Eldorën dhe i thotë se Marselini ka harruar çdo gjë që ajo ka bërë për të dhe ka nisur t’a sulmojë. Më pas Joana qëndron vetëm me Anaidin, i cili e këshillon të qëndrojë larg banorëve duke mos debatuar apo folur për ta. Në këtë mënyrë sipas Anaidit ata do të arrijnë t’i kuptojnë më mirë strategjitë e konkurrentëve të tjerë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)