BB6-Banorët nisin ditën me gënjeshtra për 1 Prillin

BB6-Banorët nisin ditën me gënjeshtra për 1 Prillin
Si gjithnjë zgjimi për banorët e Big Brother është një “odise” më vete. Pas një nate të kaluar duke u marrë me thashetheme dhe dabate, banorët janë zgjuar të përgjumur. E para që ka nisur ditën në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri është Eldora, e cila pasi ka ndërruar bateritë e mikrofonave ka zgjuar banorët një e nga një.

big brother 1 prill

Një nga bisedat e para që konkurrentët hapin teksa janë pirë kafen e mëngjesit ka të bëjë me 1 Prillin, “Ditën e gënjeshtrave”. Banori i parë që ka nisur me shaka dhe gënjeshtra këtë ditë ka qenë pikërisht Anaidi.

Konkurrentët që janë bërë “viktima” të lojës së tij kanë qenë Elona dhe Shpendi të cilët më pas kanë qeshur dhe kanë vijuar jashtë bisedën e tyre.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Nëse doni të ndryshoni, hiqni dorë nga këto zakone

Nëse doni të ndryshoni, hiqni dorë nga këto zakone