BB6-Elena pendohet
për sjelljen ndaj Viganit

BB6-Elena pendohet <br />për sjelljen ndaj Viganit
Banorët e Big Brother janë ndarë në dy grupe për shkak të provës së tyre javore. Grupi jeshil është i përbërë nga Iliri, Rikja, Edberi, Anaidi dhe Elena, ndërkohë grupi blu është i përbërë nga Vigani, Eldora, Shpendi, Elona dhe Joana.

Konkurrentët ndodhen jashtë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe në këtë çast Elena nis të flasë për Viganin me Anaidin. “Jam penduar për Viganin. E kam trajtuar pak keq Viganin këto ditë, ngela duke e gërvishtur he duke e gricur gjithandej”, -është shprehur Elena, e cila më pas thotë se ndjehet keq që gjatë gjithë kohës i bërtet dhe e shan Viganin.

Vajza ka theksuar se do të ndryshojë sjellje ndaj tij sapo të mbarojë prova e javës dhe të ketë mundësi për të folur me të sepse tashmë e ka të ndaluar nga prova. Pasi e dëgjon Anaidi i përgjigjet se ajo ka bërë shumë gabime në sjelljen e saj me Viganin dhe që duhet t’i japë vetes një shans të dytë për të rregulluar marrëdhëniet. “Do t’i kërkoj falje me gjeste, se me fjalë nuk i kërkoj asnjëherë falje”, shprehet Elena dhe më pas qesh.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re