BB6-Vigani-Elenës: “Nuk e
prisja të më nominoje”

BB6-Vigani-Elenës: “Nuk e <br />prisja të më nominoje”
Ndërkohë që Elena dhe Shpendi qëndrojnë në pishinë, ky i fundit e pyet Elenën për arsyet që ajo është distancuar nga Vigani. Në ato çaste afrohet pranë tyre Vigani, i cili nuk komunikon me Elenën. Është Shpendi që e pyet Viganin për situatës e krijuar dhe ai i përgjigjet se kur dikush të nominon do të thotë se nuk të do më në shtëpi.

Më pas Elena i shpjegon Shpendit se kishte vetëm tre mundësi nominimi, Eldorën, Joanën dhe Viganin dhe ishte e detyruar që të zgjidhte Viganin dhe Eldorën. Elena ka vijuar duke thënë se Viganin e ka zgjedhur pasi nuk ka patur mundësi tjetër, sepse me Joanën ndihet më shumë e lidhur se me të. Shpendi e pyet se përse përveç Viganit ka zgjedhur edhe Eldorën, por Elena nuk përgjigjet.

NdërkohëShpendi i thotë Elenës se ai me Eldorën kanë marrëdhënie jo aq të afërt sa Vigani me Elenën dhe nëse do të marrë vesh që Eldora mund ta ketë nominuar, do të mërzitej shumë me të. Ai futet në pishinë me Anaidin, ndërsa Vigani shprehet i zhgënjyer “Nuk e kisha prit se do të më nominoje”. Si përfundim Vigani nuk arrin të sqarohet me Elenën, por çohet dhe lahet në pishinë bashkë me Anaidin dhe Shpendin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen