BB7-Eliminohen Viola dhe
Esida: "Lidhja me Eraldin lojë"

BB7-Eliminohen Viola dhe<br />Esida:
Strategjia e Vëllait të Madh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Albania 7”, po ndryshon nga java në javë. Në gati 40 ditë maratonë të ditëve brenda shtëpisë, gjetën vetën jashtë saj dy prej banorëve të kësaj shtëpie, duke vështirësuar lojën për 100 milionë. Mbrëmë e para që la shtëpinë, ishte vajza nga Cërriku e cila u përfol shumë në media për drejtimin e saj seksual, duke pranuar që është lesbike, por edhe për lidhjen që krijoi brenda “Big Brother” me djalin nga Durrësi, Eraldin. Ndërsa, eleminimi i dytë ishte Viola, vajza polake e cila ka kryesuar mediat rozë për bukurinë e saj dhe lojën që ajo zgjodhi të bënte në “BB7” përgjatë javëv.

Pas daljes Esida tha se; “Kam provokuar çdo banor në shtëpi, mendoj se kam qenë më të gjithë njësoj, pasi kam dashur të di mendimet e tyre personale. Ndërsa, afrimiteti me Eraldin ka nisur si lojë në fillim, por ka qenë edhe tërheqje e momentit. Nuk pres asgjë! Të dy kemi qenë duke luajtur, pavarësisht se ai më zgjodhi mua për lojë. Futja në shtratin e tij ishte pjesë e lojës”, theksoi Esida. Kujtojmë që në fillim të “Big Borther” Esida pati bërë dhe një deklaratë për drejtimin e saj seksual. “Unë jam këtu në rolin e femrës, mund të jem edhe lesbike” – ka shprehur Esida. Pavarësisht reagimeve të banorëve, Esida u thotë se është me të vertetë lesbike e nese ata duan prova ajo do t’ua tregojë. Kaq u desh që në shtëpi dhe jashtë saj të përhapej lajmi, duke u vënë që në fillim të “BB”-së në qendër të vëmendjes së banorëve dhe publikut.

Valeri dhe Viola sfidë përball njëri-tjetrit

Pas zgjedhjes së liderit në shtëpi nga banorët, Vëllai i Madh i kërkoi Meridianit të zgjedh tri konkurrentët më të dobët dhe pasiv në lojë. Pas kësaj kërkese ai zgjedh Arditin, Katërinën dhe Nevilën, ku automatikisht tri banorët çuan në televotim Valerin dhe Violën, duke çuar në eliminimin e kësja të fundit.

Arditi mes zjarrit tre vajza xheloze për të

Në qendër të vëmendjes këtë javë ka qenë Arditi dhe sjellja e tij me Xhulin dhe Jonën. Momente afrimiteti ka patur mes tij dhe Xhulit. Xhuli dyshon për një raport të mundshëm me Jonën, por i thotë edhe se është xheloze kur e shikon pranë femrave të tjera të shtëpisë. Ndërkohë, dyshimet e banorëve për çiftin që njihet jashtë vazhdojnë dhe një pjesë e tyre dyshon pikërisht për Julianën dhe Arditin. Femrat e shtëpisë e kanë vënë në qendër të kritikave Arditin për zgjedhjen e tij për të shpëtuar Nev ilën, duke qenë se ai ka më shumë miqësi me Jonën dhe Julianën dhe nuk u duket e drejtë që ai nuk shpëtoi asnjërën prej tyre.

Arditi sqaroi se bëri këtë zgjedhje pikërisht për të mos u mbetur qejfi anjërës prej tyre. Arditi ka kërkuar të flasë vetëm me Jonën dhe i ka thënë asaj se Xhulin e njihte që jashtë, i pëlqente që më parë, por nuk është lidhur brenda shtëpisë me të pikërisht për shkak të Jonës. Ndërkohë, Jonës i ka thënë se nuk po bën lojë me të. Vajzat mendojnë se ai është duke bërë lojëra me të gjitha. Nuk mendojnë mirë për të edhe djemtë: Valeri, Meridiani dhe Fatjoni, të cilët kanë bërë komente negative mbi të. Gjatë javës është dukur se raporti i nderë mes Valerit dhe Meridianit ka filluar të rregullohet, por ajo që u interpretua si alenacë nga disa banorë është prishur sërish dhe debatet mes tyre janë rikthyer.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm  të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos