BB7-Ikën Esterina, një javë
plot surpriza dhe aludime

BB7-Ikën Esterina, një javë<br />plot surpriza dhe aludime
Nga java në javë “Big Brother” po na surprizon me rrëfimet e pathëna të banorëve dhe lojën që po realizohet brenda shtëpisë. Ka qenë vetëm një fjalë e moderatores Arbana Osmani, që banorët brenda shtëpisë të aludonin për një tjetër çift përgjatë gjithë javës. Pavarësisht ngjarjeve, risia e kësaj mbrëmje ishte dhe hyrja e banorëve të rinj, Donaldit, Zhakut dhe Visari tri djemve të cilët u prezantuan gjatë spektaklit të natës së mbrëmshme. Përveç djemëve, në fund të mbrëmjes Arbana prezantoi edhe një “zanë” të re brenda shtëpisë. Lori, vajza 20 vjeçare që vjen nga qyteti i Pogradecit. Lori prej tre vjetësh merret me fushën e modelingut, të cilën e sheh si mundësi përfitimi ekonomik për familjen e saj. Ajo ka pasur shumë eksperienca në këtë fushë dhe jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, si në Kosovë, Itali etj. Me largimin e Esterinës, spektakli kishte përgatitur surprizë për Rigelsin, një letër nga ish-bashkëshortja, si dhe një klip surprizë për Esidën nga familja. Vajza nga Cërriku e cila kishte hyrë në shtëpinë e BB-së pa lejen e prindërve prej ditësh i druhej reagimit të tyre, por pas prezantimit të klipit ajo u emocionua për pritshmërinë që ata kishin për të dhe për faktin që në fillim ajo ishte deklaruar se ishte lesbike. Një tjetër çështje e cila është diskutuar shumë gjatë javës, ishte dhe drejtimi seksual i Mikelës, ku Nevila ngriti këtë debat pas një ëndrre të parë ca ditë më parë, ku në fokus u vendos edhe Valeri dhe Nevila të cilët u shprehën se nuk i shqetësonin aspak reagimet e banorëve. 

esterina bb7

Aludimet për çiftin e dytë, banorët dyshojnë

Një nga pikëpyetjet më të mëdha që banorët kanë pasur këtë javë, është ekzistenca e një çifti tjetër në shtëpi. Ata dyshojnë për të gjithë. Fatjoni është i mendimit se mund të jenë Enkelejdi dhe Juliana. Nga ana tjetër, Juliana aludon për një tjetër marrëdhënie, si motër dhe vëlla, por për Fatjonin kjo është e pabesueshme. Ajo thotë se ndoshta mund të jenë të birësuar. Fatjoni mendon se mund të jenë edhe Juliana me Arditin ose me Meridianin. Juliana qesh, duke luajtur sikur di diçka, që ia fsheh Fatjonit. Nga ana tjetër, Mikela vë bast se Arditi është i lidhur. Banorët dyshuan për të gjithë, por pa dalë në një emër përfundimtar.

Vazhdon enigma nëse është shtatzënë Matilda

Të gjithë, edhe banorët, ndjekin një klip me aludimet e banorëve për dy banorët që njihen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Arbana u bëri të ditur atyre se duhet ta gjejnë vetë dy banorët që njihen me njëri-tjetrin dhe ai që i gjen, do të ketë një shpërblim. Ndërkohë, Arbana fton publikun të shikojnë një klip me çiftin e shtëpisë, Matildën dhe Fatjonin, për të cilët thotë se nuk kanë një linjë në lojën e tyre. Pas klipit, Arbana shpjegon se është një shtatëzani e mundur brenda shtëpisë së Big Brother, por ende nuk e di nëse Matilda është duke luajtur. Ndërkohë, shtatëzania e saj mbetet ende një enigmë.
 
 
Tri djem në lojë, Juliana zgjedh “princin”

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother” kanë hyrë në lojë tri banorë të rinj, tri djem nga qytete të ndryshe të Shqipërisë dhe Kosovës. Banori i parë ishte Donaldi, 28 vjeç, student në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe vazhdon masterin për Letërsi. Banori i dytë që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother” është Myrtezai, 31 vjeç, nga Tirana. Ai thotë se të gjithë e njohin me emrin Zhaku dhe se ka jetuar në Itali për shumë vite, që i vogël. Zhaku tregon se ka një familje të madhe, e cila përbëhet nga pesë djem dhe një vajzë. Ai është kthyer prej dy vjetësh në Shqipëri dhe se ka hapur një studio tatuazhesh, në të cilën punon. Banori i tretë, është Visari. Ai studion për diplomaci dhe është 22 vjeç. Ai aktualisht punon si menaxher në një klub nate në Prishtinë. Visari ka punuar në fushën e modelingut dhe ka marrë pjesë në disa emisione televizive. Visarit i pëlqen shumë bota e spektaklit dhe do që të jetë pjesë e saj. Ai thotë se është personazhi i duhur që i mungon këtij “Big Brother”-i.
 
Shkrimi u  botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit