BB7-Juliana-Arditit: “Banorët do çuditen
për ne të dy, sidomos...”

BB7-Juliana-Arditit: “Banorët do çuditen<br />për ne të dy, sidomos...”
Lidhja mes Julianës dhe Ardit duket se është forcuar më tej! Këtë javë ka qenë Arditi ai që ka mbështetur Julianën, dhe për faktin që ajo u dënua nga Vëllai i Madh për etikën brenda shtëpisë. Arditi i ka premtuar Julianës që do të rrijë sa më shumë me të, duke qenë se ajo është dënuar të flejë vetëm në sallon. Arditi e ndihmon të rregullojë rrobat për të fjetur gjumë dhe më pas i bën një çaj, pasi Julianës nuk i flihet. Teksa pinë çaj, ata shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Arditi e përqafon, ndërsa Juliana ruhet që mos t’i shikojnë banorët e tjerë.

juliana arditi

Ajo shprehet kurioze, të shikojë reagimin e Jonës, kur të mësojë lidhjen e tyre. Arditi qesh, duke thënë se Jona do kujtojë se ai ka luajtur me të. Juliana pranon se po ata të dy duke fshehur lidhjen e tyre, por luajnë me të gjithë banorët e shtëpisë. “Me publikun nuk luan dot, se ata i shikojnë të gjitha”, thotë ajo.

Juliana qesh, pasi asnjë prej banorëve nuk ka dyshuar më tek ata të dy. Arditi shprehet se banorët nuk dyshojnë, sepse ata të dy kanë mbajtur të njëjtën qëndrim që nga fillimi. Biseda kthehet sërish tek Jona, pasi Juliana shprehet e habitur nga sjellja e saj.

Ajo thotë se Jona sillet ndryshe gjatë javës, ndërsa të premten në spektakël sillet si e edukuar dhe nuk flet me zë të lartë. Juliana shprehet se Jona javën e kaluar është zënë tërë kohës me të, ndërsa të premten sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Arditi dyshon se Jona dhe Matilda po bëjnë lojë me njëra-tjetrën. Ai shprehet i çuditur për faktin se Jona nuk ka ndërhyrë më, në debatet e Matildës me banorët e tjerë. Më pas, ata flasin për nominimet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit