BB7-Nevila fiton trofeun 100 milionë lekë

BB7-Nevila fiton trofeun 100 milionë lekë
Emocion, garë, ngjyra dhe sfida kanë shoqëruar banorët gjatë 100 ditëve qëndrim brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri “Big Brother 7”. Pas një formule të veçantë të ndjekur që në fillim të këtij edicioni nga Vëllai i Madh, spektakli është shoqëruar javë pas jave me surpriza dhe rrëfime si kurrë më parë. Në natën finale, për çmimin e madh 100 milionë lekë, Vëllai i Madh vendosi ti vendoste kokë më kokë banorët duke sjellë në finale tri banorët më të fuqishëm të këtij edicioni. Nevila, Jona dhe Valeri, ishin tri finalistët e “Big Brother 7” që rezistuan deri në momentet e fundit për çmimin e madh 100 milionë lekë. Për herë të parë nga shtatë edicionet e “Big Brother”, mbrëmë pati një përballje mes dy femrave, Nevilës dhe Jonës. Pas një gare për 13 javë, Nevila ka mundur të rrëmbejë çmimin e madh 100 milionë lekë. Një suprizë e bukur për dy finalistet ishte hyrja në shtëpi e aktorëve Ermal Mamaqit dhe Florian Binaj.

FORMULA

Ndryshe nga edicionet e kaluara, spektakli “Big Brother 7” këtë herë ka zgjedhur fituesin përmes një votimi të veçantë. Që nga fillimi i spektaklit Vëllai i Madh vendosi që banorët të luajnë në çifte, dhe në finale e madhe bënë duel përball njëri-tjetrit për çmimin e madh 100 milionë lekë. Në bazë
të formulës të bërë të ditur që në fi llim të spektaklit, duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur në këtë edicion, banorët shkuan në televotim dyshe, kokë më kokë. Dy banorët e parë, Valeri dhe Arditi u përballën në një sfidë me njëri-tjetrin, ku me votat e publikut u eleminua Arditi, fi nalisti I parë që hoqi dorë nga çmimi i madh. Dyshja e dytë që garoi ishte Juliana dhe Jona, dy vajzat të cilat që në fi llim të “Big Brother” kanë qenë “armike” me njëra-tjetrën për shkak të disa faktorëve, ku kryesori ka qenë djali nga Shkodra Arditi. Xhuli ka qenë finalistja e dytë që hoqi dorë nga çmimi I madh, ndersa Jona do përballet në një garë tjetër për të rrëmbyer trofeun e këtij edicioni. Një tjetër përballje e madhe ishte sfi da e Nevilës me Meridianin, ku finalisti i fundit që hoqi dorë nga çmimi i madh ishte Meridiani.

LOJË DHE SUPRIZA

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, fi nalistët Arditi dhe Juliana çfi ti më i përfolur i këtij edicioni kanë folur rreth lidhjes së tyre të krijuar brenda 100 ditëve qëndrim. Arditi para publikut shprehu se lidhja me Xhulin do të vazhdoj dhe jashtë. Ndërsa Xhuli, shprehu se Arditi është një nga momentet më të bukura që i ka ndodhur në shtëpi. Gjatë mbrëmjes, një suprizë e bukur ishte ajo e Valerit, ku kërceu vallë popullore me nusen e tij Madalena të veshur me kostum popullor, por edhe kërcim modern me kubistet e
sjell enkas për këtë natë. Katër balerina “rrëmbyen” Valerin dhe filluan të kërcejnë. Valeri argëtohet me surprizën e tij. “Të njëjtën gjë kam bërë edhe në “Big Brother”, sa model, sa tradicional”, thotë ai.

Arbana si kurrë më parë, dy veshje në një natë!

Moderatorja e “Big Brother” prej shtatë vitesh, ka sjell ngjyra dhe jetë në skenë. Javë pas jave, nën stilimin e Lori Hoxhës, Arbana me veshjet e saj është komentuar pozitivisht për çdo dalje në skenë. Gardëroba që ka veshur Arbana gjatë gjithë javëv në “Big Brother 7” janë në shitje për publikun. Ka qenë vetë stilistja Lori Hoxha, e cila përmes rrjeteve sociale ka njoftuar javë më parë për këtë nismë, ku të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për bamirësi. Në natën finale të “Big Brother 7” moderatorja e cila rrezatoi që në start, me një fustan të gjatë ngjyrë rozë të kombinuar me mjaft shije me bizhuteritë e mrekullueshme, ku vathët dhe unaza ishin “Brasilian Emerald” të markës Crivelli dhe Unique Piece, u komentua si “princesha” e mbrëmjes.

arbana osmani

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot