BB7- Tension mes Fatjonit dhe Matildës

BB7- Tension mes Fatjonit dhe Matildës
Polemikat dhe vështirësië për çiftin e vërtetë brenda Big Brother duket sa janë bërë më të forta. Juliana është e vendosur ta bëjë për vete Fatjonin, ndërkohë që edhe Esterina i ulet afër dhe nis t’a  ngacmojë. Juliana bëhet xheloze se përse Fatjoni e lejon Esterinën ta prekë, kurse atë jo.

Për këtë arsye  Juliana vijon të ngacmojë Fatjonin ndërkohë që ai shprehet se nuk ka ndërmend që ti bëjë asnjë kompliment. Ndërkohë Matilda është duke pastruar kuzhinën dhe gjithashtu është duke parë të gjithë situatën. Në një çast ajo I afrohet dhe ulet mes Julianës dhe Fatjonit duke i ndarë. “Më falni, por nuk jam shumë e shëndoshë”,-shprehet ajo.

Duket se Julianës nuk i pëlqen veprimi i Matildës, prandaj çohet dhe ikën në kuzhinë. Më pas Fatjoni, Nevila dhe Esterina vazhdojnë bisedën e tyre për këngët italiane dhe jetesën jashtë Shqipërisë ndërkohë që Matilda rri pranë Fatjonit pa folur.

bb7 fatjoni matilda

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos