BB8, Alba pranon fundin e lidhjes
me Diedonin:Duam mirëkuptim

BB8, Alba pranon fundin e lidhjes<br />me Diedonin:Duam mirëkuptim
Çifti më simpatik i edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Alba dhe Diedoni i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa mujore.

Vetë Alba ka pohuar ditën e djeshme se që prej ditës së shtunë Diedoni dhe ajo nuk janë më bashkë. Historia e tyre ka qenë ndër më të ndjekurat nga publiku dhe më realja sesa flirtet e tjera në këtë show.

Por, për arsye të cilat Alba dëshiron të mbeten private, ata të dy i kanë dhënë fund kësaj romance. Me anë të një postimi në Facebook, Alba ka kërkuar mirëkuptimin e publikut për ndarjen nga Diedoni, duke shpjeguar se motivet u përkasin atyre të dyve. Ajo kërkon që fansat t’i evitojnë komentet negative, që në këtë mënyrë t’a kalojë sa më qetë ndarjen nga i dashuri Diedoni.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro