BB8, Arsyeja për të hyrë në BB, jo vetëm lekët

BB8, Arsyeja për të hyrë në BB, jo vetëm lekët
Banorët hanë mëngjes dhe një pjesë e tyre ulen në dhomën e ndenjies dhe nisin të bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata hapin si temë diskutimi të flasin për arsyen që i bëri të aplikojnë për të qenë pjesë e Big Brother Albania 8. Gjatë kohës që tregojnë mënyrën dhe momentet e aplikimit, banorët tregojnë me radhë edhe se si e shohin Big Brother-in. Shumica e tyre e shohin si një mundësi të mirë për të gjetur një punë, pasi të dalin nga shtëpia.

Çmimi i madh është sigurisht tundues dhe secili prej tyre do ta dëshironte, por kjo për disa nuk ka qenë arsyeja kryesore për të konkurruar në Big Brother. Kështu Alba thotë se ajo nuk mendon çmimin, por famën që do t’i japë BB për të gjetur një punë në televizion, kur të dalë nga shtëpia. Tea nga ana tjetër thotë se problemet ekonomike në familjen e saj dhe papunësia e bën që të mendonte se ky ishte momenti i duhur për të qenë pjesë e Big Brother, sepse nëse fiton kjo gjë do ta ndihmonte më shumë familjen e saj. Megjithatë ajo thotë se e ka dëshiruar këtë format që përpara dy vjetësh.

Kreshniku u thotë banorëve se arsyeja pse do të fitojë BB është se dëshiron të blejë një shtëpi. Më pas aty afrohen edhe banorë të tjerë të cilët tregojnë se si kanë aplikuar për të qenë pjesë e BB8. Ajo që bie në sy është fakti se banorët nga Big Brother nuk kërkojnë vetëm lekët, por edhe Famën, kënaqësinë gjithçka që mund t’iu ofrohet më pas. Kjo bisedë zgjat për disa minuta me radhë dhe banorët ngacmojnë me batuta njëri-tjetrin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'