BB8, banorët i kërkojnë "Vëllait
të Madh" të ndërrojnë partnerët

BB8, banorët i kërkojnë "Vëllait<br />të Madh" të ndërrojnë partnerët
Duket se banorët e “Big Brother Albania 8” nuk kanë respektuar rregullat e partneritetit të vendosura nga “Vëllai i Madh”.
 
Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve që ta bëjnë lojën në çift. Ata duhet që të hanë në çift, të marrin vendime në çift dhe të flenë në çift. Megjithatë duket se banorët nuk po e zbatojnë siç duhet këtë gjë.

Ata kanë krijuar afrimitete me banorë që nuk janë partnerë të tyre. Madje me ironi e shaka Kika i tha Zaidës dhe Fatjonit që të kërkojnë nga Vëllai i Madh që të ndërrojnë partnerët e tyre dhe të bëhen çift bashkë.

Duket se kjo tashmë vlen edhe për një pjesë tjetër të banorëve.

Tea dhe Stiliani, po ashtu nuk flenë pranë partnerëve të tyre në lojë që janë Genci dhe Kreshniku.

Ata vendosin të flenë bashkë, por jo në dhomën e gjumit. Tea dhe Stiliani sfidojnë të ftohtin dhe flenë në ballkonin në oborr.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre