BB8, flirt mes Milenës
dhe Fisnikut, po Tea? 

BB8, flirt mes Milenës<br />dhe Fisnikut, po Tea? 
Milena dhe Fisniku janë në oborr duke pirë cigare. Ata flasin për lojën dhe misionin që duhet të kryejnë. Milena i thotë Fisnikut se nuk ka gjumë dhe i kërkon që ai të shkojë për të fjetur. Fisniku nuk pranon duke i thënë se në këtë lojë nuk ka besim tek asnjëri. Milena i ka premtuar Albës se do mbështesë bekimin e dashurisë së saj si Zhulieta dhe po mundohet të bëj më të mirën. Ajo nuk e di që veshja e Romeo-s është fshehur dhe misioni i tyre nuk mund të kryhet.

Ditë shkuar ajo ka shprehu interes për Fisnikun. Ata pasi pinë cigaren zhvendosen në dhomën e ndenjes. Fisniku shtrihet dhe Milena i bashkohet. Ajo i qëndron shumë pranë dhe fillon që ta provokojë jo vetëm më fjalë por dhe gjeste. Fisniku i thotë se ajo nuk ka limite. Ajo pranon duke thënë se nuk ka pse të ketë. Si për ta kujtuar që në lojë është dhe Fabiani,ai e pyet se ç'po ndodh me ta dhe se si po shkon basti. Milena flet me mos përfillje dhe fillon ta kafshojnë në trup.

Fisniku mundohet që ta largojë por ajo nuk ndalet me aq. “Ti vdes për...,unë të shohë dhe ndjej si je... i ke sytë flakë” i thotë Milena duke e provokuar nëse i ka nga gjumi apo jo. Fisniku qesh dhe i thotë: “jo nuk e kam nga gjumi por nga diçka tjetër”.Ata shihen për pak çaste në sy dhe buzëqeshin. Milena e pyet nëse është lyer me parfum. Fisniku përgjigjet: “jo nuk jam lyer... është parfumi i Teas”.

Fisniku i kërkon që ajo të shkoj për të fjetur por më kot. Ajo është e vendosur të qëndrojë me të por tashmë jo për misionin. Ai e merr në krah dhe e çon në shtratin e saj. Pas kësaj ai shtrihet afër Teas. Milena ngihet nga shtrati i saj dhe e fton Fisnikun të dalin jashtë. Ai nuk ngrihet dhe Milena dorëzohet. Tashmë të gjithë banorët janë në gjumë.

bb8


Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi