BB8, Ironi dhe keqkuptime
mes Teas dhe Fisnikut

BB8, Ironi dhe keqkuptime<br />mes Teas dhe Fisnikut
Banorët tashmë janë të gjithë në dhomën e gjumit, gati për të fjetur. Fisniku shtrihet dhe Tea i thotë “çfarë ke që s’flet?”. Fisniku nga ana tjetër i thotë Teas një shprehje që sjell hatërmbetje nga ana e saj.

Fisnikut duket se i ka ngelur hatri me sjelljen e Teas ndaj tij dhe i thotë “të ka hipur tangërlliku”. Teas nga ana tjetër i ngel hatri me Fisnikun pikërisht për këtë shprehje dhe kështu të dy i flasin me ironi njëri-tjetrit.

Gjatë debatit Tea ngre zërin dhe Fisniku i kërkon që ta ulë zërin sepse banorët e tjerë do ta interpretojnë si zënkë mes tyre. Tea i kthen shpinën dhe i thotë se nuk do t’i flasë për tangërllik.

Minutat kalojnë dhe disa herë Tea dhe Fisniku shkëmbejnë ironi me tyre dhe vazhdimisht flasin me nënkuptime. Ajo që shihet qartë është fakti se situata mes tyre nuk është e mirë. Ata vazhdojnë të kenë hatërmbetje.

Në fund Fisniku i thotë Teas se nëse ka nevojë për pasi ajo ka lënduar këmbën, ta zgjojë dhe ai do t’i gjendet pranë në çdo moment. “Më thuaj po të nevojitet gjë” i thotë Fisniku dhe Tea i thotë “po” dhe të dy vendosin të flenë.
Nuk kalon shumë dhe tashmë shtëpia bie e gjitha në qetësi pasi të gjithë janë në gjumë.

bb8


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij