BB8, Kreshniku thyen rregullin,
konsumon kafe dhe cigare

BB8, Kreshniku thyen rregullin,<br />konsumon kafe dhe cigare
Duket se banorët e “Big Brother Albania 8” nuk janë duke u ambjetuar me rregullat e vendosura nga “Vëllai I Madh”.
 
Ndër këto rregulla është edhe fakti që ata në këmbim të 50 mijë lekëve që zgjodhi Edisoni dhe Zaida, nuk do të konsumojnë gjatë gjithë javës bukë, makarona, miell, mish, kafe dhe as cigare. Banorët i larguan këto produkte nga shtëpia, por duket se jo të gjitha sepse Kreshniku pi cigare dhe më pas kafe.

Gjatë kohës që qëndron në oborr, Kreshniku ndez një cigare duke shkelur kështu një nga rregullat e Big Brother. Banorët e tjerë reagojnë teksa e shohin që ai pi cigare duke i thënë se nuk duhet ta kishte bërë një gjë të tillë pasi ata e kanë të ndaluar të gjithë. Kreshniku nuk u bindet fjalëve të tyre dhe vazhdon të pijë qetësisht cigaren. Banorët i thonë se ai mund të marrë një dënim për këtë, por Kreshniku nuk ua vë veshin.

Pasi pi cigaren Kreshniku shkon në kuzhinë dhe përgatit kafe. Ai pi kafe edhe pse kjo gjithashtu është një produkt i ndaluar për t’u pirë nga banorët gjatë kësaj jave. Banorët in thonë se edhe këtë e kanë të ndaluar, por Kreshniku u thotë se ai e dinte se ishte çaj dhe jo kafe.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas