BB8, Kristi dhe Eleonora hedhin
dyshime për dashurinë e çifteve

BB8, Kristi dhe Eleonora hedhin<br />dyshime për dashurinë e çifteve
Spektakli “Big Brother”, i cili po vazhdon rrugëtimin e tij në javën e 9-të, ka vënë nën presion të gjithë banorët. Pavarësisht lojës, Kristi dhe Eleonora kanë hedhur dyshimet për lidhjet e çifteve brenda shtëpisë. Eleonora fillon që të flasë kundër Fisnikut dhe thotë se ai është pozicionuar kundër Veselit vetëm për Tean.

Fisniku nuk e ka pranuar në asnjë moment një gjë të tillë, por sipas Eleonorës kjo ishte shumë e dukshme jo vetëm për të por edhe për banorët e tjerë që dolën në klip gjatë spektaklit, duke folur pikërisht kundër Fisnikut. Në bisedë e sipër ajo thotë “Lidhjet në këto kushte mua më duken budallallëqe” thotë Eleonora.

Kjo ka mjaftuar që edhe Kristi të fillojë të flasë kundër çifteve të krijuara në shtëpi dhe kundër atyre që kanë shfaqur një tendencë për t’u lidhur brenda shtëpisë. “Unë s’besoj në asnjë çift” thotë Kristi dhe më pas shton se ai dyshon edhe në lidhjen e Albës dhe Diedonit.

Eleonora thekson se çifti të cilin ajo nuk e beson aspak janë Fatjoni dhe Xhensila dhe Kristi thotë “Unë di që Xhensila di t’i menaxhojë meshkujt shumë mirë, mund ti vërtiti si të dojë, konkretisht ajo Fatjonin e ka marrë nëpër këmbë dhe jashtë ata nuk do jenë fare të lidhur”. Eleonora duket e kënaqur që gjen një mbështetje të mendimeve të saj dhe vazhdon më gjatë thashethemet.

Të dy ndajnë mendime të njëjta për lidhjet dhe dashurinë e çifteve në shtëpi. Të dy dyshojnë në lidhjet dhe ndjenjat e tyre, por njëkohësisht të dy ndajnë mendimin se Fatjoni ndjen vërtet për Xhensilën.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij