BB8, Milena turbullon ujërat në
shtëpi, Xhensila bëhet xheloze 

BB8, Milena turbullon ujërat në<br />shtëpi, Xhensila bëhet xheloze 
Banorja më e re e shtëpisë së Big Brother 8, Milena duket se ka “turbulluar” ujërat  me hyrjen e saj në shtëpi.
 
Tea dhe Fisniku janë të parë që pas Fabianit pyesin rreth jetës dhe profesionit të saj. Ajo prezantohet tek ta në vija të përgjithshme. Më pas ata bashkohen në oborr dhe me pjesën tjetër të banorëve. Milena është e vetmja banore që ka cigare dhe i ndan me të gjithë banorët.

Pasi banorët informohen rreth saj ata flasin për ish banorët e këtij edicioni të tetë të Big Brother. Banori tek i cili ndalen më shumë është “fenomeni Kika”. Diedoni thotë se nëse ai do të kish kontrolluar veten do kish qenë një prej personazheve më interesant të këtij edicioni.

Fabiani,Fatjoni dhe Xhensila janë në kuzhinë. Ata flasin për banoren e re. Mesa duket Xhensila është ndjerë xheloze karshi saj. Fatjoni dhe Fabiani kujtojnë momentin që ajo hyri në shtëpi. Fabiani rrëfen se vetëm Eleonora e kuptoi që ishte banore dhe i urojë mirëseardhjen para se Ledioni ta prezantonte.

“Mikrofonin ti ia vure Fatjoni?” pyet Xhensila. Fatjoni pohon. Ajo me një tonë në notat e para të xhelozisë i thotë: “shumë mirë”.Fabiani ndërhyn dhe i thotë se mikrofonin i vuri asgjë tjetër. Ata ndryshojnë diskutim dhe tashmë flasin për mbarëvajtjen e javës që lanë pas dhe klipeve apo se çfarë u tha gjatë spektaklit. Fatjoni komenton Zaidën dhe thotë se ajo ishte shumë acaruese.

bb8
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij