BB8, Veseli tregon për humbjen
e babait, Tea i qëndron afë

BB8, Veseli tregon për humbjen<br />e babait, Tea i qëndron afë
Tea dhe Veseli duket se po afrohen çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin. Pyetja që ajo i bën Veselit është se nga çfarë ka frikë më shumë. Ai i rrëfen se ka frikë nga vdekja dhe se e mendon shumë shpesh këtë gjë.

Veseli nis ti rrëfej: “Unë kam qen 11-vjeç kur babi im është ndarë nga jeta. Ka qenë shumë e vështirë të përballoja këtë gjë,nuk e di se si ia dola. Ai iku në momentin kur unë fillova të kuptoj marrëdhënien prind fëmijë,kur fillova ta shijoj marrëdhënien me të. Ka pasur vdekje natyrale. Kaloi dy sulme, i pari e la të paralizuar ndërsa të dytin nuk e përballoi. Ka 12-vjet që nuk e kam”.

Tea mundohet ta ngushëllojë duke i kujtuar se ai nuk është vetëm por ka të ëmën dhe motra e vëllezër. Veseli vazhdon më tej ti thotë se vendin e të atit e zuri vëllai i madh. Ai i tregon se nga natyra që ka nuk duket tip që preket por në të vërtet është krejt e kundërta. “Mundohem të mos e jap veten dhe kush nuk ma din jetën nuk më njeh për njëri të prekshëm lehtë” i thotë ai.

Veseli preket dhe Tea pas atij. Ajo e përqafon. Ata qëndrojnë gjatë në krahët e njeri-tjetrit. Ai i pëshpërin në vesh ajo e përqafon dhe më shumë. Sapo ai qetësohet pak ajo ndryshon temë dhe fillojnë të flasin për gjëra të ndryshe dhe preferencat e tyre.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin