Një nga çiftet më të përfolura të edicionit të kaluar të Big Brother-it, Xhensila dhe Fatjoni kanë publikuar një foto duke u puthur, gjë që se kishin bërë më parë. Postimin e fotos kolazh të çiftit teksa puthen, e ka bërë Xhensila në instagramin e saj, pas kërkesave të shumta nga fansat e saj e të Fatjonit.
“Meqenëse ju kërkuat një foto tonën bashkë, ja ku e keni. Ju duam”. Ky ka qenë mbishkrimi që ka vendosur bukuroshja në kolazhin me foto të publikuar në Instagram. Pak ditë më parë, Xhensila mori pjesë në “Miss Exclusive of the world”, organizuar në Turqi, ku u rendit në 15 më të mirë.
/Shqiptarja.com