BBC fut në kuizin e javës lajmin se Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare

BBC fut në kuizin e javës lajmin se Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare

Dua Lipa

Nënshtetësia shqiptare që mori këngëtarja Dua Lipa është bërë pjesë e kuizit të BBC. Media britanike ka bërë pyetjen: “Këngëtares britanike Dua Lipa i është dhënë nënshtetësia në cilin shtet, për promovimin e tij përmes muzikës dhe famës së saj?”

Deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen. Por shumica e kanë gjetur përgjigjen e saktë që është Shqipëria.

Prindërit shqiptarë të Dua Lipës u vendosën në Londër rreth vitit 1992, mes tensioneve në Kosovë. Shqipja mbeti gjuha e saj e parë dhe familja u kthye në Kosovë kur ajo mbaroi shkollën fillore. Në mesin e adoleshencës, ajo u kthye në Londër për të ndjekur një karrierë në muzikë.

Lipa ka një gjyshe boshnjake. Presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Lipa e kishte bërë vendin "krenar me karrierën e saj globale dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale".

Pasi mori nënshtetësinë, Dua Lipa mbajti në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh!  Të pranishëm ishin rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner. Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

Quiz i BBC për Dua Lipën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja