BBC: Po jetojmë epokën e të
pasmeve, epoka e mishtorëve

BBC: Po jetojmë epokën e të<br />pasmeve, epoka e mishtorëve
BBC shkruan se po jetojmë epokën e të pasmeve.

Kjo e jona është Epoka e të Pasmeve. Ndërsa shekulli i 18-të ishte Epoka e Arsyes, ku të gjithë ishin të fiksuar pas mendjes, sot gjërat janë më mishtore, më të rrumbullakosura. Kaq shumë është ngulitur në vetëdijen tonë kjo gjë, sa mendohet se të pasmet janë kaq të fuqishme sa mund të thyejnë internetin. Ka me qindra këngë për të pasmet. Kaq të përkushtuar jemi pas tyre, sa vazhdimisht ndërmarrim procedura kirurgjike për t’i fryrë ato përtej formës natyrale. Kjo është kaq e zakontë sa viti 2015 është pagëzuar si “Viti i të Pasmeve” nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastike. Dhe tani, të pasmet po lartësohen edhe në vepra të mëdha arti”, citon gazetarja e kulturës, Kelly Grovier, në një videolajm tek rubrika, "The Arts Hour".

Ajo i referohet një punimi të artistes Anthea Hamilton, pretendent për çmimin Turner, një nga më prestigjiozët e artit kontemporan.

Punimi titullohet “Projekt për një derë”, është i lartë 5 metra dhe paraqet një skulpturë në formën e të pasmeve njerëzore.

te pasmet
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska