BE, 14.1 miliardë euro mbështetje për vendet kandidate

BE,  14.1 miliardë euro mbështetje për vendet kandidate

Institucionet e Bashkimit Evropian kanë përcaktuar 14 miliardë e 162 milionë euro për buxhetin e përgjithshëm për periudhën e tretë të Instrumentit të Asistencës Para Anëtarësimit (IPA III) për vitet 2021-2027,  të destinuara për vendet kandidate.

Sipas një deklarate nga Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord për fondet të cilat do të shpërndahen për vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe kandidatët potencialë Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Një total prej 14 miliardë e 162 milionë eurosh mbështetje financiare do t’u sigurohet këtyre vendeve nga buxheti i BE-së në periudhën shtatëvjeçare.

Lajmi është bërë publik edhe nga komisioneri evropian për Zgjerimin Olivier Varhelyi, I cili ka theksuar se kjo tregon edhe njëherë mbështetjen e BE-së për rajonin.

“Tejet të lumtur që kemi arritur një marrëveshje politike për 14,2 miliardë € Instrument të Asistencës së Para-Anëtarësimit për periudhën e 2021-2027. Ndër të tjera IPAIII do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjeti kryesor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit në periudhën post COVID-19, ” tha Varhelyi në postimin e tij.

Instrumenti parasheh inkurajimin e forcimit të institucioneve demokratike, reformave në administratën publike, si dhe reformave në menaxhimin ekonomik dhe konkurrencë.

Fondet IPA III do të shpërndahen sipas përparësive tematike, jo në bazë të vendeve. Vendet që përmbushin pritjet dhe arrijnë progres drejt përparësive do të shpërblehen në mënyrë fleksibile.

Pas kësaj faze, dakordimi midis institucioneve të BE-së duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet