
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Bashkimi Evropian i ka dhuruar 1,5 miliardë euro Ukrainës, për ta ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës nga dëmet e luftës.
Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Kievin me vlerë 18 miliardë euro në 2023.
Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës.
“Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shkroi ajo.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm ajror rus në Kiev gjatë natës! IAEA: Zbuluam mina në Zaporizhzhia









