Pandemia e COVID-19 goditi rëndë thuajse vendet e të gjithë botës, por tregoi edhe një herë se shtetet ditën të jenë solidare dhe mike të njëra-tjetrës.
Për luftimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE akordoi për Shqipërinë një vlerë totale 180 milionë euro, të cilat janë aprovuar nga qeveria shqiptare.
Përmes një postimi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca thotë se këto fonde do të përdoren për forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.
"Qeveria shqiptare ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë Euro të siguruara nga BE si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin", shkruan Soreca
Postim i Luigi Soreca
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për Ndihmën Makro-Financiare për Shqipërinë në shumën prej 180 milionë euro. Nga fondi i alokuar, Shqipëria do të përfitojë asistencën makro-financiare prej 180 milionë Euro në formën e një huaje të butë, me normë indikative të interesit rreth 0.5% me kushtet aktuale të tregjeve financiare.
Qëllimi i kësaj asistence është lehtësimi i kufizimeve të financimit të jashtëm të vendit, lehtësimi i bilancit të pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e rezervës valutore dhe të ndihmojë vendin të adresojë sfidat aktuale të jashtme dhe financiare.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar, 10:17
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21