BE 'shuplakë' Bashës: Votoni
Vettingun e shkoni në zgjedhje

BE 'shuplakë' Bashës: Votoni<br />Vettingun e shkoni në zgjedhje
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Hahn përmes një deklarate për shtyp i bëjnë thirrje edhe një herë tjetër opozitës që të rikthehet në Kuvend, pasi aty është vendi për dialog politik dhe jo në rrugë.
 
Krerët e BE shprehin keqardhje për bojkotin e PD dhe faktin që nuk është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratik dhe jo jashtë tij. Qytetarët dëshirojnë udhëheqës të përgjegjshëm”, thuhet në deklaratë.


Mogherini dhe Hahn: U sulmua Reforma në Drejtësi
Mogherini dhe Hahn kërkojnë edhe ngritjen sa më shpejt të institucioneve të Vettingut, konkretisht të Komisionit të Vettingut, i cili është bllokuar pas bojkotit të opozitës që i ka bërë Kuvendit.
 
Bllokimi i institucioneve të reja të drejtësisë për BE është një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.
 
"Reforma e domosdoshme në drejtësi ka marrë një tjetër goditje. I bëjmë thirrje të gjitha partive të plotësojnë institucionet e Vettingut.

Sulmi ndaj reformës në drejtësi në vend që të sigurosh zbatimin e Vettingut me monitorim të afërt të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. 
  
Ne presim që anëtarët e Parlamentit do të tregojnë përgjegjësi, zotësinë për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale.
 
Reforma në gjyqësor është një hap vendimtar për integrimin në BE
" mbyllet deklarata e BE.
 
Komisioni i Vettingut përbëhet nga 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga pozita, shumica dje i miratoi anëtarët e saj, ndërsa PD ka bojkotuar Kuvendin duke bllokuar procesin.

Deklarata e Mogherinit dhe Hahn për Shqipërinë
Deklarata e Mogherinit dhe Hahn për Shqipërinë

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg