BRUKSEL - Një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e furnizimeve me gaz është shumë afër, sipas Komisionit Europian. Presidenti i KE, Jose manuel Barroso tha se një marrëveshje e tillë është e mundur brenda pak kohësh.
“Nuk duhet të lexohet çdo gjë në lidhje me Ukrainën, si një pengesë për arritjen e marrëveshjes. Ne po punojmë me të dy palët dhe një marrëveshje e tillë është brenda mundëisve”, tha zëdhënësja e Komisionit Pia Ahrenkilde Hansen në një konferencë shtypi sot në Brukesel.
Në bisedimet e ditës së sotme, Moska përsëriti kërkesën e saj për pagesë paradhënie për furnizimet e ardhshme, pasi diskutimet e ditëve më përpara përfunduan pa asnjë përparim. Në mes të muajit qershor, Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz në Ukrainë dhe për të dhënë gaz sërish kërkohet kthimi i borxhit me vlerë 5.3 mld dollarë.
Gjatë së njejtës konferencë për shtyp, Komisioni Europain u shpreh edhe për njohjen e shtetit palestinez, proces i cili do të ndodhë ‘në kohën e përshtatshme’.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com