I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Altin Kodra futet në Regjim të Posaçëm për 1 vit

I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Altin Kodra futet në Regjim të Posaçëm për 1 vit

Burgu i Peqinit

Altin Kodra i dënuar me 22 vite burgim ka kaluar sot në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e Peqinit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”

Ky kalim u realizua përmes Urdhërit Nr. 623, datë 16.12.2024, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të të drejtat në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, të të burgosurit Altin Kodra”, i lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas një njoftimi zyrtar nga autoritetet.

Kalimi i tij në regjimin bis, u bë pasi gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale.

'Sot, më datë 16.12.2024, u vendos në Regjim të Posaçëm (41-bis) në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1 (një) viti, pranë IEVP-së Peqin, i burgosuri Altin Kodra. Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim me vendimin nr. 236, datë 10.06.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Me vendimin nr. 128, datë 11.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është dënuar për kryerjen e veprës penale "Largim nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga nenet 323-25-22 të Kodit Penal. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë nr. 576, datë 02.07.2021 dhe nr. 278, datë 04.05.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprës penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP", sipas nenit 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal', thuhet në njoftim. 

Regjimi i posaçëm "41-bis" është një masë për të burgosurit që janë të përfshirë në veprime të rënda penale, si pjesëmarrës në grupe të strukturuara kriminale, organizata kriminale, banda të armatosura ose organizata terroriste. Ky regjim është një masë për sigurinë e lartë dhe për individët me statusin e të paraburgosurit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 16/12/2024 19:58

    Ky kabo 2 vrasje? Dhe osht denuar per nje. Ky paska lind me kemish . I bie vrit njoni e denohesh vrit 2 nje e ke falas. Hajde drejtesi Hajde.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 16/12/2024 18:11

    Vrau dy njerëz të pafajshëm në Shkodër ky kriminel! Tja bojnë gjilpëren dhe ta dërgojnë për lesh,sa paguajmë taksa për këto kriminella.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS