BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian i këkroi sot Iranit të marrë vendim strategjik që do t'i hapë rrugën një marrëveshje historike dhe përfundimtare mbi çështejn bërthamore, ndërkohë që negociatat kanë hyrë në fazën e fundit në Vjenë.
"Një marrëveshje do të shënjojë fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar", vlerësoi në një komunikatë shefja e re e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke theksuar se negociatat kanë hyrë në një fazë përfudnimtare.
"Shpresoj që negociatorët do të arrijnë në një zgjidhje diplomatike afat gjatë që do t'i përgjigjet shqetësimeve të ndërkombëtarëve", shtoi ajo, duke falenderuar paraardhësen e saj, Catherine Ashton, që vazhdon të drejtojë këto negociata në emër të fuqive të mëdha.
Një marrëveshje mes Iranit dhe grupit 5+1 (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani) duket si e largët për tu arritur për shkak të divergjencave mbi konçesionet që duhen bërë nga të dyja palët.
Shefi iranian i programit bërthamor, Ali Akbar Salehi, i zbehu shpresat për një kompromis të shqejtë duke pohuar sot se Teherani nuk synon të lëshojë terren në shumë pika të gjykuara thelbësore nga fuqitë e mëdha.
Fuqitë e mëdha dyshojë që prej vitit 2002 se Irani po përpiqet të prodhojë bombën atomike nën mbulojën e programit bërthamor civil, ndërkohë që Teherani e përgënjeshtor. Që ky dyshim të largohet, grupi 5+1 i kërkoi një ulje të kapacitetit bërthamor Republikës Islamike, në këmbim të një heqje të sanksioneve të rënda që po mbysin ekonominë e vendit./
/G.S/












