BEOGRAD- Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Vincent Degert, tha sot se "për Bashkimin Europian tashmë është e rëndësishme që populli serb të bindet se fillon zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Degert u tha sot gazetarëve në Beograd se kjo marrëveshje është “një arritje e mirë dhe historike, por edhe më e rëndësishme është që të fillojë zbatimi i saj".
Ai theksoi se ky do të jetë proces i gjatë, pasi “janë të nevojshëm disa muaj, por ajo që është e rëndësishme është që të shihet se si gjërat po lëvizin, që çështjet të zgjidhen në drejtim të duhur”.
Degert ka shfaqur shpresën se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, do të arrijnë sot në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com