TIRANE-Sot u prezantua një program i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, 40 mln euro i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Programi synon të rrisë kontributin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajoneve shqiptare, duke rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ofertës turistike në katër zona (Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër).
Sipas ambasadës së BE-së në Tiranë, me këtë kontribut prej 40 milionë Eurosh për zhvillimin e turizmit, do të ndihmohet në promovimin e burimeve natyrore, trashëgimisë sociale dhe kulturore, me një efekt shumëfishues të rëndësishëm në ekonomi.
Më shpifësirë se kjo kishë bashkë me minaret si e tjera anembanë vendit si raketa kozmike, nuk ka!
Përgjigju