BE dhe e ardhmja e saj, kancelarja Merkel: Do të kemi kontakt me qytetarët
Kancelarja Angela Merkel tha se kontakti me njerëzit do të ndihmojë për të formësuar Bashkimin Evropian. Në një shkolle në Berlin Merkeli tha se Gjermania dhe Franca kanë pozicione të përbashkëta në shumë çështje.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja Angela Merkel tha se kontakti me njerëzit do të ndihmojë për të formësuar Bashkimin Evropian. Në një shkolle në Berlin Merkeli tha se Gjermania dhe Franca kanë pozicione të përbashkëta në shumë çështje.
Qeveria gjermane do të flasë deri në vjeshtë, në shumë aktivitete në Gjermani për BE. Synimi do të jetë që të dëgjohet më shumë për dëshirat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe për të nxjerrë nga kjo përfundime për formësimin e Evropës. "Ne do të përpiqemi tani që në kuadër të dialogut evropian të jemi në kontakt me më shumë njerëz", tha Kancelarja Merkel pas takimit të parë në Shkollën-Jane-Addams në Berlin.
Aktivitete pro BE në shumicën e 28 shteteve të BE
Gati të 28 shtetet anëtare të BE marrin pjesë në këto veprimtari. Ideja është e Presidentit francez Emmanuel Macron. "Unë e rimora atë me shumë dëshirë", tha Merkeli. Në verë Merkeli dhe Macroni do të paraqesin ide të përbashkëta për rigjallërimin e Evropës. Midis Francës dhe Gjermanisë Kancelarja Merkel sheh shumë përbashkësi.
Angela Merkel tha se për politikën evropiane Gjermania dhe Franca kanë pozicione të përbashkëta në pjesën më të madhe të çështjeve. "Përbashkësitë janë në të gjitha çështjet bazë", tha ajo të hënën duke vizituar shkollën në fjalë. Kjo vlen për politikën e azilit, për shumicën e çështjeve të ekonomisë, për mbrojtjen e klimës, për kërkimet si dhe inovacionit. E njëjta gjë mund të thuhet për temën e sigurimit të kufijve të jashtëm të BE dhe shumicën e temave të politikës së jashtme. "Atje ku ne kemi nganjëherë thekse të ndryshme është çështja se si do të zhvillohet Euro", tha Merkel.
Gjermania i kushton shpesh rëndësi më të madhe aftësisë për konkurrencë, në një kohë që Franca ngul këmbë për të ecur shpejt së bashku. Sipas pikëpamjes së saj, BE do të mbetet në një të ardhme të afërt një bashkësi shtetesh./DW
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liderët europianë nesër takim urgjent në Paris! Rutte: BE duhet të luftojë për të qenë në tryezën e negociatave për luftën Rusi-Ukrainë
16 Shkurt, 10:57
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Lëvizjet e Trump për Ukrainën shqetësojnë Evropën, Macron thërret liderët evropianë në një samit urgjent për Ukrainën të hënën
15 Shkurt, 17:53
-
Macron: Rikthimi i Trump, ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’, të ringjallë ekonominë
15 Shkurt, 15:26
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush, po tërhiqeni nga disa vlera
15 Shkurt, 14:42
-
Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën
15 Shkurt, 11:34
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Kylian Mbappe rikthehet në kombëtaren franceze
14 Shkurt, 13:55
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55
-
Gjermani/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur
13 Shkurt, 12:18
QYTETARET e MARKEL JANE EMIGRANTET QE I DHANE VOTAT .SI PO SHPERBEHET GJERMANIA NE ERMANIA MARKELIA .DUHET VENDOSUR LIMIT NE TE QENIT KANCELAR 2 MANDATE ( QE IU ARDHTE MANDATA KETYRE NJEREZVE QE SHPERBEJNE KULTURAT DHE FETE )PARAJA MAFIOZE DROGA DHE FARMACITE PO SEMURIN SHOQERITE... .SKA ME DREJTESI NOP .ASKUND .
Përgjigju